Kalo te përmbajtja

circa 930–586 BC

The Divided Kingdom

The kingdom splits into Israel and Judah; prophets warn of judgment as both nations slowly drift into idolatry and exile.

1,722 vargje · 3 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 2 Mbretërve 9:21rreth 884 p.e.s.

    Atëherë Jorami tha: "Përgatitni qerren!". Kështu i përgatitën qerren. Pastaj Jorami, mbret i Izraelit dhe Ashaziahu, mbret i Judës, dolën secili me qerren e vet për t'i dalë përpara Jehut dhe e gjetën në fushën e Nabothit të Jezreelit.

  2. 2 Mbretërve 9:22rreth 884 p.e.s.

    Kur Jorami pa Jehun, i tha: "A sjell paqen, Jehu?". Jehu u përgjigj: "Ç'paqe mund të ketë deri sa vazhdojnë kurvëritë e nënës sate Jezebel dhe magjitë e shumta të saj?".

  3. 2 Mbretërve 9:23rreth 884 p.e.s.

    Atëherë Jorami e ktheu drejtimin e qerres dhe iku me vrap duke i thënë Ashaziahut: "Tradhëti, Ashaziah!".

  4. 2 Mbretërve 9:24rreth 884 p.e.s.

    Por Jehu e ndau harkun me të gjithë forcën e tij dhe e goditi Joramin midis shpatullave; shigjeta i shpoi zemrën dhe ai u plandos në qerren e tij.

  5. 2 Mbretërve 9:25rreth 884 p.e.s.

    Pastaj Jehu i tha Bidkarit, ndihmësit të tij: "Merre dhe hidhe në kampin e Nabothit të Jezreelit sepse më kujtohet, kur ti dhe unë shkonim me kalë bashkë me suitën e Ashabit, atit të tij, Zoti shqiptoi kundër tij këtë orakulli:

  6. 2 Mbretërve 9:26rreth 884 p.e.s.

    "Dje me siguri pashë gjakun e Nabothit dhe gjakun e bijve të tij", thotë Zoti, "dhe unë do të të shpërblej në po këtë fushë", thotë Zoti! Kape, pra, dhe hidhe në fushë, sipas fjalës së Zotit".

  7. 2 Mbretërve 9:27rreth 884 p.e.s.

    Duke parë këtë, Ashaziahu, mbret i Judës, iku me vrap nëpër rrugën e shtëpisë me kopsht, por Jehu, iu ndjek prapa dhe tha: "Bjerini, edhe atij me qerre". Dhe e gjuajtën në të përpjetën e Gurit, që është afër Ibleamit. Por ai iku në Megido, ku vdiq.

  8. 2 Mbretërve 9:28rreth 884 p.e.s.

    Atëherë shërbëtorët e tij e çuan mbi një qerre në Jeruzalem dhe e varrosën në varrin e tij bashkë me etërit e tij, në qytetin e Davidit.

  9. 2 Mbretërve 9:29rreth 884 p.e.s.

    Ashaziahu kishte filluar të mbretëronte mbi Judë, vitin e dymbëdhjetë të Joramit, birit të Ashabit.

  10. 2 Mbretërve 9:30rreth 884 p.e.s.

    Kur Jehu arriti në Jezreel, Jezebeli e mori vesh. Atëherë filloi të zbukurojë sytë, rregulloi flokët e doli në dritare për të parë.

  11. 2 Mbretërve 9:31rreth 884 p.e.s.

    Ndërsa Jehu po hynte në portë, ajo i tha: "A sjell paqen, Zimri, vrasës i zotit sate?".

  12. 2 Mbretërve 9:32rreth 884 p.e.s.

    Jehu ngriti sytë nga dritarja dhe tha: "Kush është me mua? Kush?". Dy ose tre eunikë dolën në dritare duke shikuar nga ai.

  13. 2 Mbretërve 9:33rreth 884 p.e.s.

    Ai tha: "Hidheni poshtë!". Ata e hodhën poshtë, dhe pak gjak i saj ra mbi murin dhe mbi kuajt; dhe Jehu kaloi mbi të.

  14. 2 Mbretërve 9:34rreth 884 p.e.s.

    Pastaj hyri brenda, hëngri dhe piu; në fund tha: "Shkoni të shihni atë grua të mallkuar dhe varroseni, sepse është bijë mbreti".

  15. 2 Mbretërve 9:35rreth 884 p.e.s.

    Shkuan, pra, ta varrosin, por gjetën prej saj vetëm kafkën, këmbët dhe pëllëmbët e duarve.

  16. 2 Mbretërve 9:36rreth 884 p.e.s.

    U kthyen t'i tregonin gjendjen Jehut, që tha: "Kjo është fjala e Zotit e shqiptuar me anë të shërbëtorit të tij Elia, Tishbitit, kur tha: "Qentë kanë për të ngrënë mishin e Jezebelit në fushën e Jezreelit;

  17. 2 Mbretërve 9:37rreth 884 p.e.s.

    kufoma e Jezebelit do të jetë në fushën e Jezreelit si pleh në sipërfaqen e tokës; kështu nuk do të mundin të thonë: Këtu prehet Jezebeli"".

  18. Ashabi kishte në Samari shtatëdhjetë bij. Jehu shkroi letra dhe ua dërgoi në Samari krerëve të qytetit, pleqve dhe tutorëve të bijve të Ashabit; në to thoshte:

  19. "Sa t'ju arrijë kjo letër, me qenë se keni me vete bijtë e zotit suaj dhe keni qerre dhe kuaj, një qytet të fortifikuar dhe armë,

  20. zgjidhni birin më të mirë dhe më të përshtatshëm të zotit suaj, vendoseni mbi fronin e atit të tij dhe luftoni për shtëpinë e zotit suaj".

  21. Por ata patën shumë frikë dhe thanë: "Ja, dy mbretër nuk mundën ta përballojnë; si mund ta përballojmë ne?".

  22. Prandaj prefekti i pallatit, qeveritari i qytetit, pleqtë dhe tutorët e bijve të Ashabit dërguan t'i thonë Jehut: "Ne jemi shërbëtorët e tu dhe do të bëjmë të gjitha ato që do të na urdhërosh; nuk do të zgjedhim asnjë mbret; bëj atë që të duket më e mirë".

  23. Atëherë ai u shkroi një letër të dytë, në të cilën thoshte: "Në rast se mbani anën time dhe doni t'i bindeni zërit tim, merrni kokat e atyre njerëzve, të bijve të zotit suaj dhe ejani tek unë në Jezreel, nesër në këtë orë". Bijtë e mbretit, gjithsej shtatëdhjetë, rrinin me fisnikët e qytetit, që i edukonin.

  24. Me të marrë letrën, ata morën bijtë e mbretit dhe i therën të shtatëdhjetët; pastaj i vunë në shporta kokat e tyre dhe ia çuan Jehut në Jezreel.

  25. Kështu erdhi një lajmëtar për t'i njoftuar ngjarjen dhe i tha: "Kanë sjellë kokat e bijve të mbretit". Jehu u përgjigj: "Vendosini në dy grumbuj në hyrje të portës deri nesër në mëngjes".