Kalo te përmbajtja

circa 605–538 BC

The Babylonian Exile

Jerusalem falls and the temple burns; Ezekiel and Daniel minister among the exiles as Lamentations mourns the city's ruin.

1,784 vargje · 3 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Ezekieli 20:41rreth 593 p.e.s.

    Unë do të kënaqem me ju si me një parfum me erë shumë të këndshme, kur do t'ju nxjerr nga mesi i popujve dhe t'ju mbledh nga vendet ku keni qenë shpërndarë; dhe do të shenjtërohem tek ju para syve të kombeve.

  2. Ezekieli 20:42rreth 593 p.e.s.

    Ju do të pranoni që unë jam Zoti, kur do t'ju çoj në tokën e Izraelit, në vendin për të cilin kisha ngritur dorën dhe isha betuar t'ia jepja etërve tuaj.

  3. Ezekieli 20:43rreth 593 p.e.s.

    Atje do të kujtoni sjelljen tuaj dhe të gjitha veprimet me të cilat jeni ndotur dhe do të ndjeni neveri për veten tuaj për të gjitha ligësitë që keni kryer.

  4. Ezekieli 20:44rreth 593 p.e.s.

    Kështu do të pranoni që unë jam Zoti, kur do të veproj me ju për hir të emrit tim dhe jo sipas sjelljes suaj të keqe dhe as sipas veprimeve tuaja të korruptuara, o shtëpi e Izraelit", thotë Zoti, Zoti".

  5. Ezekieli 20:45rreth 593 p.e.s.

    aaa see Fjala e Zotit m'u drejtua duke thënë:

  6. Ezekieli 20:46rreth 593 p.e.s.

    aaa see "Bir njeriu, kthe fytyrën nga jugu, fol hapur kundër jugut dhe profetizo kundër pyllit të fushës, Negevit,

  7. Ezekieli 20:47rreth 593 p.e.s.

    aaa see dhe i thuaj pyllit të Negevit: Dëgjo fjalën e Zotit. Kështu thotë Zoti, Zoti: unë po ndez te ti një zjarr që do të gllabërojë çdo dru të blertë dhe çdo dru të thatë; flaka e zjarrtë nuk do të shuhet dhe çdo fytyrë nga veriu në jug do të digjet.

  8. Ezekieli 20:48rreth 593 p.e.s.

    aaa see Çdo mish do ta shohë që unë, Zoti, e kam ndezur; nuk do të shuhet".

  9. Ezekieli 20:49rreth 593 p.e.s.

    aaa see Atëherë thashë: "Ah, Zot, Zot, ata thonë për mua: "A nuk flet ky me shëmbëlltyra?"

  10. Ezekieli 21:1rreth 593 p.e.s.

    aaa see Fjala e të Amshueshmit m'u drejtua akoma, duke thënë:

  11. Ezekieli 21:2rreth 593 p.e.s.

    aaa see "Bir njeriu, kthe fytyrën nga Jeruzalemi, fol hapur kundër vendeve të shenjta dhe profetizo kundër vendit të Izraelit;

  12. Ezekieli 21:3rreth 593 p.e.s.

    aaa see dhe i thuaj vendit të Izraelit: Kështu thotë Zoti: Ja unë jam kundër teje, do të nxjerr shpatën time nga milli i saj dhe do të këpus nga ti të drejtët dhe të këqinjtë.

  13. Ezekieli 21:4rreth 593 p.e.s.

    aaa see Duke qenë se dua të këpus nga ty të drejtët dhe të këqinjtë, shpata ime do të dalë nga milli i saj kundër çdo mishi nga jugu në veri.

  14. Ezekieli 21:5rreth 593 p.e.s.

    aaa see Kështu çdo mish do të pranojë që unë, Zoti, kam nxjerrë shpatën nga milli i saj dhe nuk do të hyjë më në të.

  15. Ezekieli 21:6rreth 593 p.e.s.

    aaa see Prandaj ti, bir njeriu, vajto me ijët e thyer dhe vajto me dhembje para syve të tyre.

  16. Ezekieli 21:7rreth 593 p.e.s.

    aaa see Do të ndodhë që kur të të pyesin: "Pse vajton?", do të përgjigjesh: "Për lajmin që po vjen, çdo zemër do të tretet, të gjitha duart do të dobësohen, të gjithë shpirtërat do të ligështohen dhe të gjithe gjunjët do të shkrihen si uji". Ja, gjëja po vjen dhe do të kryhet", thotë Zoti, Zoti.

  17. Ezekieli 21:8rreth 593 p.e.s.

    aaa see Fjala e Zoti m'u drejtua përsëri, duke thënë:

  18. Ezekieli 21:9rreth 593 p.e.s.

    aaa see "Bir njeriu, profetizo dhe thuaj: Kështu thotë Zoti. Thuaj: Një shpatë, një shpatë është mprehur e madje shndrit,

  19. Ezekieli 21:10rreth 593 p.e.s.

    aaa see është mprehur për të bërë një masakër të madhe dhe është e mprehur që të vetëtijë. A mund të gëzohemi vallë? Ju përçmoni skeptrin e birit tim sikur të ishte një dru çfarëdo.

  20. Ezekieli 21:11rreth 593 p.e.s.

    aaa see Zoti e ka dhënë ta lustrojnë për ta rrokur në dorë; shpata është mprehur dhe lustruar për ta dhënë në dorë të atij që vret.

  21. Ezekieli 21:12rreth 593 p.e.s.

    aaa see Klith dhe bërtit, bir njeriu, sepse do të përdoret kundër popullit tim, kundër tërë princave të Izraelit; ata do të dorëzohen në pushtetin e shpatës bashkë me popullin tim. Prandaj rrihe kofshën tënde,

  22. Ezekieli 21:13rreth 593 p.e.s.

    aaa see sepse kjo është një provë. Çfarë do të ndodhte sikur të mos ishte më as skeptri përbuzës?", thotë Zoti, Zoti.

  23. Ezekieli 21:14rreth 593 p.e.s.

    aaa see "Prandaj ti, bir njeriu, profetizo dhe rrih duart; lëre që shpata të dyfishojë dhe të trefishojë goditjet e saj: është shpata e masakrës së madhe, që i rrethon nga çdo anë.

  24. Ezekieli 21:15rreth 593 p.e.s.

    aaa see Kam kthyer majën e shpatës kundër të gjitha portave të tyre, me qëllim që zemra e tyre të tretet dhe shumë të bien. Ah, është bërë për të shkëlqyer, është mprehur për masakrën.

  25. Ezekieli 21:16rreth 593 p.e.s.

    aaa see Shpatë, ji e pamëshirshme; kthehu më të djathtë, kthehu në të majtë, kudo ku drejtohet tehu yt.