Kalo te përmbajtja

circa 605–538 BC

The Babylonian Exile

Jerusalem falls and the temple burns; Ezekiel and Daniel minister among the exiles as Lamentations mourns the city's ruin.

1,784 vargje · 3 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Ezekieli 5:15rreth 594 p.e.s.

    Dhe kjo do të jetë një turp, një objekt talljeje, një mësim dhe një objekt habije për kombet që të rrethojnë, kur do të zbatojë mbi ty gjykimet e mia me zemërim, me tërbim dhe me ndëshkime me indinjatë. Unë Zoti, kam folur.

  2. Ezekieli 5:16rreth 594 p.e.s.

    Kur do të hedh kundër tyre shigjetat e tmerrshme të urisë, që sjellin shkatërrim dhe që unë do të dërgoj për t'ju shkatërruar, do ta bëj edhe më të rëndë urinë tuaj dhe do t'ju heq bazën e bukës.

  3. Ezekieli 5:17rreth 594 p.e.s.

    Kështu do të dërgoj kundër jush urinë dhe kafshë të këqija që do të të lënë pa fëmijë. Murtaja dhe masakra do të kalojnë në mes teje dhe do të bëj që shpata të vijë mbi ty. Unë, Zoti, kam folur"".

  4. Ezekieli 6:1rreth 594 p.e.s.

    Fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:

  5. Ezekieli 6:2rreth 594 p.e.s.

    "Bir njeriu, kthe fytyrën tënde nga malet e Izraelit dhe profetizo kundër tyre,

  6. Ezekieli 6:3rreth 594 p.e.s.

    dhe thuaj: "O male të Izraelit dëgjoni fjalën e Zotit, Zotit. Kështu thotë Zoti, Zoti, maleve dhe kodrave, përroskave dhe luginave: Ja, unë do të sjell mbi ju shpatën dhe do të shkatërroj vendet tuaja të larta.

  7. Ezekieli 6:4rreth 594 p.e.s.

    Altarët tuaj do të shkretohen dhe altarët për temjan do të thyhen, dhe do të bëj që të vdekurit tuaj të bien përpara idhujve tuaj.

  8. Ezekieli 6:5rreth 594 p.e.s.

    Do t'i shtrij kufomat e bijve të Izraelit përpara idhujve të tyre dhe do t'i shpërndaj kockat tuaja rreth altarëve tuaj.

  9. Ezekieli 6:6rreth 594 p.e.s.

    Në tërë vendet tuaja të banuara qytetet do të shkatërrohen, po kështu edhe vendet e larta, me qëllim që altarët tuaj të shkatërrohen dhe të shkretohen, idhujt tuaj të prishen dhe të zhduken, altarët tuaj të shkatërrohen dhe veprat tuaja të fshihen.

  10. Ezekieli 6:7rreth 594 p.e.s.

    Të vdekurit do të bien në mes jush dhe ju do të pranoni që unë jam Zoti.

  11. Ezekieli 6:8rreth 594 p.e.s.

    Megjithatë do t'ju lë një mbeturinë, sepse disa që do t'i shpëtojnë shpatës do t'i keni midis kombeve, kur do të shpërndaheni në vënde të ndryshme.

  12. Ezekieli 6:9rreth 594 p.e.s.

    Të shpëtuarit tuaj do të më kujtojnë midis kombeve ku do të çohen në robëri, sepse jam kapitur për zemrën e tyre të prishur që është larguar nga unë dhe për sytë e tyre që kurvërohen pas idhujve të tyre. Ata do të ndiejnë neveri për veten e tyre për ligësitë që kanë kryer në të gjitha veprimet e tyre të neveritshme.

  13. Ezekieli 6:10rreth 594 p.e.s.

    Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti dhe që jo më kot kam folur se do t'ju bëj këtë të keqe"".

  14. Ezekieli 6:11rreth 594 p.e.s.

    Kështu thotë Zoti, Zoti: "Përplas duart, rrih këmbët dhe thuaj: "Vaj medet, për të gjitha veprimet e këqija të neveritshme të shtëpisë së Izraelit, sepse do të bien nga shpata, nga uria dhe nga murtaja.

  15. Ezekieli 6:12rreth 594 p.e.s.

    Kush është larg do të vdesë nga murtaja, kush është afër do të rrëzohet nga shpata dhe kush ka mbetur dhe është i rrethuar do të vdesë nga uria; kështu do të shfryj tërbimin tim mbi ta.

  16. Ezekieli 6:13rreth 594 p.e.s.

    Atëherë do të pranoni që unë jam Zoti, kur të vrarët e tyre do të bien në mes të idhujve të tyre, rreth altarëve të tyre, mbi çdo kodër të lartë, mbi çdo majë mali, poshtë çdo druri që gjelbëron, poshtë çdo lisi degëshumë, kudo që u ofronin parfume erëmira tërë idhujve të tyre.

  17. Ezekieli 6:14rreth 594 p.e.s.

    Kështu do të shtrij mbi ta dorën time dhe do ta bëj vendin të shkretë, po, më të shkretë se shkretëtira e Diblahut, në të gjitha vendet e tyre të banuara; atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti"".

  18. Ezekieli 7:1rreth 594 p.e.s.

    Fjala e Zotit m'u drejtua përsëri, duke thënë:

  19. Ezekieli 7:2rreth 594 p.e.s.

    "Dhe ti, bir njeriu, kështu i thotë Zoti, Zoti, vendit të Izraelit: Fundi! Erdhi fundi në të katër skajet e vendit.

  20. Ezekieli 7:3rreth 594 p.e.s.

    Tani të kërcënon fundi dhe unë do të dërgoj kundër teje zemërimin tim, do të të gjykoj sipas rrugëve të tua dhe do të hedh mbi ty tërë veprimet e tua të neveritshme.

  21. Ezekieli 7:4rreth 594 p.e.s.

    Syri im nuk do të të kursejë dhe nuk do të kem mëshirë për ty, por do të hedh mbi ty rrugët e tua dhe veprimet e tua të neveritshme do të jenë në mes teje; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti".

  22. Ezekieli 7:5rreth 594 p.e.s.

    Kështu thotë Zoti, Zoti: "Një gjëmë, një gjëmë e paparë, ja ku erdhi.

  23. Ezekieli 7:6rreth 594 p.e.s.

    Fundi erdhi, fundi erdhi. U zgjua për ty; ja, erdhi.

  24. Ezekieli 7:7rreth 594 p.e.s.

    Erdhi mbi ty shkatërrimi, o banor i vendit. Koha erdhi; është e afërt dita e halleve dhe jo ajo e britmave të gëzimit ndër male.

  25. Ezekieli 7:8rreth 594 p.e.s.

    Tani, pas pak, do të derdh mbi ty tërbimin tim dhe do ta shfryj mbi ty zemërimin tim, do të të gjykoj sipas rrugëve të tua dhe do të të ngarkoj të gjitha veprimet e tua të neveritshme.