Kalo te përmbajtja

circa 1050–1010 BC

Samuel & King Saul

Israel demands a king; Samuel anoints Saul, whose disobedience leads to his rejection as God chooses a man after his own heart.

810 vargje · 1 libër i përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

  1. 1 Samuelit 1:26rreth 1165 p.e.s.

    Ana i tha: "Imzot! Ashtu siç është e vërtetë që jeton shpirti yt, o imzot, unë jam ajo grua që rrinte këtu, afër teje, dhe i lutej Zotit.

  2. 1 Samuelit 1:27rreth 1165 p.e.s.

    Jam lutur për të pasur këtë djalë, dhe Zoti më dha atë që i kisha kërkuar.

  3. 1 Samuelit 1:28rreth 1165 p.e.s.

    Prandaj edhe unë ia fal Zotit; deri sa të rrojë, ai do t'i kushtohet Zotit". Dhe aty ranë përmbys para Zotit.

  4. 1 Samuelit 2:1rreth 1165 p.e.s.

    Atëherë Ana u lut dhe tha: "Zemra ime ngazëllohet në Zotin, forca ime ngrihet tek i Zoti; goja ime hapet kundër armiqve të mi, sepse gëzohem nga shpëtimi yt.

  5. 1 Samuelit 2:2rreth 1165 p.e.s.

    Nuk ka asnjë të shenjtë si Zoti, sepse nuk ka asnjë tjetër vëç teje, nuk ka asnjë shkëmb si Perëndia ynë.

  6. 1 Samuelit 2:3rreth 1165 p.e.s.

    Mos vazhdoni të flisni me aq mburrje; të mos dalin fjalë arrogante nga goja juaj, sepse Zoti është Perëndia i njohjes dhe ai i peshon veprimet.

  7. 1 Samuelit 2:4rreth 1165 p.e.s.

    Dhe harqet e të fuqishmëve thyhen, ndërsa të dobëtit janë pajisur me forcë.

  8. 1 Samuelit 2:5rreth 1165 p.e.s.

    Ata që ishin të ngopur shkojnë si punëtorë ditorë për një copë bukë, ndërsa ata që ishin të uritur nuk vuajnë më nga uria. Madje edhe ajo që ishte shterpë, ka pjellë shtatë herë, ndërsa ajo që ka shumë fëmijë është dobësuar.

  9. 1 Samuelit 2:6rreth 1165 p.e.s.

    Zoti të bën të vdesësh dhe të bën të jetosh; të zbret në Sheol dhe të ngjit që andej.

  10. 1 Samuelit 2:7rreth 1165 p.e.s.

    Zoti të varfëron dhe të pasuron, ai të poshtëron dhe ai të lartëson.

  11. 1 Samuelit 2:8rreth 1165 p.e.s.

    Ai e ngre të mjerin nga pluhuri dhe e heq të varfërin nga plehrat, në mënyrë që të ulet me princat dhe të trashëgojnë një fron lavdie; sepse shtyllat e dheut i përkasin Zotit, dhe mbi to ai ka mbështetur botën.

  12. 1 Samuelit 2:9rreth 1165 p.e.s.

    Ai ruan rrugën që bëjnë shenjtorët e tij, por të pafetë do të vdesin në errësirë, sepse njeriu nuk do të mbizotërojë me anë të forcës.

  13. 1 Samuelit 2:10rreth 1165 p.e.s.

    Kundërshtarët e Zotit do të copëtohen; ai do të gjëmojë kundër tyre nga qielli. Zoti do të gjykojë popujt deri në skajet e tokës, do t'i japë forcë mbretit të tij dhe do ta lartojë forcën e të vajosurit të tij".

  14. 1 Samuelit 2:11rreth 1165 p.e.s.

    Pastaj Elkanahu u kthye në shtëpinë e tij në Ramah, dhe fëmija qendroi që t'i shërbejë Zotit në prani të priftit Eli.

  15. 1 Samuelit 2:12rreth 1165 p.e.s.

    Bijtë e Elit ishin njerëz të këqij; nuk e njihnin Zotin.

  16. 1 Samuelit 2:13rreth 1165 p.e.s.

    Dhe ja si silleshin këta priftërinj me popullin; kur dikush ofronte një flijim, shërbëtori i priftit vinte, kur mishi ziente, me një pirun me tri maja në dorë,

  17. 1 Samuelit 2:14rreth 1165 p.e.s.

    dhe e fuste në tenxhere, në kazan apo në kusi, dhe tërë atë që piruni i madh tërhiqte sipër prifti e mbante për vete. Kështu vepronin me tërë Izraelitët që shkonin në Shiloh.

  18. 1 Samuelit 2:15rreth 1165 p.e.s.

    Edhe para se të digjnin dhjamin, shërbëtori i priftit vinte dhe i thoshte atij që bënte flijimin: "Më jep mish për ta pjekur për priftin, sepse ai nuk do të pranojë prej teje mish të pjekur, por mish të gjallë".

  19. 1 Samuelit 2:16rreth 1165 p.e.s.

    Dhe në qoftë se njeriu i thoshte: "Më parë të tymoset dhjami, pastaj të marrësh sa të duash", ai përgjigjej: "Jo, duhet të ma japësh tani; përndryshe do ta marr me forcë".

  20. 1 Samuelit 2:17rreth 1165 p.e.s.

    Prandaj mëkati i dy të rinjve ishte shumë i madh përpara Zotit, sepse ata përçmonin ofertat që i bëheshin Zotit.

  21. 1 Samuelit 2:18rreth 1165 p.e.s.

    Por Samueli kryente shërbimin para Zotit, megjithëse akoma fëmijë, dhe ishte mbështjellë me një efod prej liri.

  22. 1 Samuelit 2:19rreth 1165 p.e.s.

    E ëma i përgatiste një veshje të vogël dhe ia çonte çdo vit kur ngjitej me burrin e saj për të ofruar flijimin vjetor.

  23. 1 Samuelit 2:20rreth 1165 p.e.s.

    Atëherë Eli bekonte Elkanahun dhe bashkëshorten e tij, duke thënë: "Zoti të dhëntë fëmijë të tjerë nga kjo grua, me kërkesën që ajo i ka bërë Zotit!". Pastaj ata ktheheshin në shtëpinë e tyre.

  24. 1 Samuelit 2:21rreth 1165 p.e.s.

    Kështu Zoti vizitoi Anën, dhe kjo mbeti me barrë dhe lindi tre djem dhe dy vajza. Ndërkaq djali Samuel po rritej pranë Zotit.

  25. 1 Samuelit 2:22rreth 1165 p.e.s.

    Por Eli ishte shumë plak dhe dëgjoi të gjitha ato që bijtë e tij i bënin gjithë Izraelit dhe si ata binin në shtrat me gratë që kryenin shërbimin në hyrje të çadrës së mbledhjes;