Kalo te përmbajtja

circa 1446 BC

Moses & The Exodus

God raises up Moses to confront Pharaoh; the ten plagues culminate in Israel's dramatic deliverance from four centuries of bondage.

415 vargje · 1 libër i përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

  1. Këta janë emrat e bijve të Izraelit që erdhën në Egjipt me Jakobin. Secili prej tyre erdhi me familjen e tij:

  2. Rubeni, Simeoni, Levi dhe Juda,

  3. Isakari, Zabuloni dhe Beniamini,

  4. Dani dhe Naftali, Gadi dhe Asheri.

  5. Tërë njerëzit që kishin dalë nga gjaku i Jakobit arrinin shtatëdhjetë veta (Jozefi ndodhej tashmë në Egjipt).

  6. Eksodi 1:6rreth 1635 p.e.s.

    Pastaj Jozefi vdiq, dhe po ashtu vdiqën tërë vëllezërit e tij dhe gjithë ai brez.

  7. Eksodi 1:7rreth 1635 p.e.s.

    Dhe bijtë e Izraelit qenë frytdhënës, u shumëzuan fort dhe u bënë të shumtë, u bënë jashtëzakonisht të fortë; dhe vendi u mbush me ta.

  8. Eksodi 1:8rreth 1635 p.e.s.

    Por tani doli në Egjipt një mbret i ri, që nuk e kishte njohur Jozefin.

  9. Eksodi 1:9rreth 1635 p.e.s.

    Ai i tha popullit të tij: "Ja, populli i bijve të Izraelit është më i shumtë dhe më i fortë se ne.

  10. Eksodi 1:10rreth 1635 p.e.s.

    Të përdorim, pra, dinakëri ndaj tyre, me qëllim që të mos shumëzohen dhe, në rast lufte të mos bashkohen me armiqtë tanë dhe të luftojnë kundër nesh, dhe pastaj të largohen nga vendi".

  11. Eksodi 1:11rreth 1635 p.e.s.

    Vunë, pra, kryeintendentë të punimeve mbi ta, me qëllim që t'i shtypnin me angaritë e tyre. Kështu ata i ndërtuan Faraonit qytetet-depozitë Pitom dhe Raamses.

  12. Eksodi 1:12rreth 1635 p.e.s.

    Por sa më tepër i shtypnin, aq më shumë shtoheshin dhe përhapeshin; prandaj Egjiptasit arritën të kenë shumë frikë nga bijtë e Izraelit,

  13. Eksodi 1:13rreth 1635 p.e.s.

    dhe Egjiptasit i detyruan bijtë e Izraelit t'u shërbenin me ashpërsi,

  14. Eksodi 1:14rreth 1635 p.e.s.

    dhe ua nxinë jetën me një skllavëri të vrazhdë, duke i futur në punimin e argjilës dhe të tullave si dhe në çdo lloj pune në ara. I detyronin t'i bënin tërë këto punë me ashpërsi.

  15. Eksodi 1:15rreth 1635 p.e.s.

    Mbreti i Egjiptit u foli edhe mamive hebre, nga të cilat njëra quhej Shifrah dhe tjetra Puah, dhe u tha:

  16. Eksodi 1:16rreth 1635 p.e.s.

    "Kur do të ndihmoni gratë hebre lindëse, dhe do t'i shihni të ulura në ndenjësen e lindjes, në rast se fëmija është mashkull, vriteni; po të jetë femër, lëreni të jetojë".

  17. Eksodi 1:17rreth 1635 p.e.s.

    Por mamitë patën frikë nga Perëndia dhe nuk bënë ashtu siç i kishte urdhëruar mbreti i Egjiptit, por i lanë gjallë fëmijët meshkuj.

  18. Eksodi 1:18rreth 1635 p.e.s.

    Atëherë mbreti i Egjiptit thirri mamitë dhe u tha: "Pse e bëtë këtë dhe i latë gjallë fëmijët meshkuj?".

  19. Eksodi 1:19rreth 1635 p.e.s.

    Mamitë iu përgjigjën Faraonit: "Sepse gratë hebre nuk janë si gratë egjiptase, por janë të fuqishme dhe lindin para se t'u vijë mamia pranë".

  20. Eksodi 1:20rreth 1635 p.e.s.

    Dhe Perëndia u bëri të mirë këtyre mamive; dhe populli u shtua dhe u bë jashtëzakonisht i fortë.

  21. Eksodi 1:21rreth 1635 p.e.s.

    Kështu, duke qenë se ato mami kishin frikë nga Perëndia, ky u dha familje më vete.

  22. Eksodi 1:22rreth 1573 p.e.s.

    Atëherë Faraoni i dha këtë urdhër tërë popullit të tij duke thënë: "Çdo mashkull që lind, hidheni në lumë; por lini gjallë tërë femrat".

  23. Eksodi 2:1rreth 1572 p.e.s.

    Por një njeri i shtëpisë së Levit shkoi e mori për grua një bijë të Levit.

  24. Eksodi 2:2rreth 1571 p.e.s.

    Dhe gruaja u ngjiz dhe lindi një bir; dhe, duke parë që ishte i bukur, e mbajti fshehur tre muaj.

  25. Eksodi 2:3rreth 1571 p.e.s.

    Por, kur nuk mundi ta mbante më të fshehur, mori një kanistër prej xunkthi, e leu me bitum dhe katran, vendosi në të fëmijën dhe e la në kallamishtën në bregun e lumit.