Kalo te përmbajtja

Jesus

3,872 vargje · 6 anëtarë të familjes

I njohur edhe si: Jesus Christ, Immanuel, Emmanuel, Christ

Vargje që përmendin Jesus

Filtro sipas librit
  1. Pastaj, mbasi hyri në tempull, filloi t'i dëbojë jashtë ata që shistin e blinin,

  2. Çdo ditë ai mësonte në tempull. Dhe krerët e priftërinjve, skribët dhe krerët e popullit kërkonin ta vrisnin.

  3. Dhe nuk arrinin dot të vendosnin çfarë të bënin; sepse gjithë populli e dëgjonte me vemendje të madhe.

  4. Dhe në një nga ato ditë ndodhi që, ndërsa ai po mësonte popullin në tempull dhe predikonte ungjillin, erdhën krerët e priftërinjve dhe skribët bashkë me pleqtë,

  5. dhe i thanë: ''Na trego me ç'autoritet i bën këto gjëra; ose kush është ai që ta dha ty këtë pushtet?''.

  6. Dhe ai duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Edhe unë do t'ju pyes një gjë dhe ju m'u përgjigjni:

  7. Dhe ata arsyetonin në mes tyre duke thënë: ''Po të themi prej qiellit, ai do të na thotë: "Atëherë përse nuk i besuat?".

  8. Atëherë Jezusi u tha atyre: ''As unë nuk po ju them me ç'pushtet i bëj këto gjëra''.

  9. Pastaj filloi t'i tregojë popullit këtë shëmbëlltyrë: ''Një njeri mbolli një vresht, ua besoi disa vreshtarëve dhe iku larg për një kohë të gjatë.

  10. Atëherë Jezusi, duke i shikuar në fytyrë, tha: ''Ç'është, pra, ajo që është shkruar: "Guri që ndërtuesit e kanë hedhur poshtë u bë guri i qoshes"?

  11. Në këtë moment, krerët e priftërinjve dhe skribët kërkuan të vënë dorë në të, sepse e morën vesh se ai e kishte treguar atë shëmbëlltyrë për ata, por kishin frikë nga populli.

  12. Ata e përgjonin me kujdes dhe i dërguan disa spiunë të cilët, duke u paraqitur si njerëz të drejtë, ta zinin në gabim në ndonjë ligjëratë dhe pastaj t'ia dorëzonin pushtetit dhe autoritetit të guvernatorit.

  13. Këta e pyetën duke thënë: ''Mësues ne e dimë se ti flet dhe mëson drejt dhe që nuk je aspak i anshëm, por mëson rrugën e Perëndisë në të vërtetë.

  14. Por ai, duke e kuptuar ligësinë e tyre, u tha atyre: ''Përse më provokoni?

  15. Më tregoni një denar: e kujt është fytyra dhe mbishkrimi që ka?''. Dhe ata, duke përgjigjur, thanë: ''E Cezarit''.

  16. Atëherë ai u tha atyre: ''I jepni, pra, Cezarit atë që i përket Cezarit, dhe Perëndisë atë që është e Perëndisë''.

  17. Dhe nuk mundën ta zënë në gabim në ligjëratën e tij përpara popullit dhe, të habitur nga përgjigjja e tij, heshtën.

  18. Pastaj iu afruan disa saducej, të cilët mohojnë se ka ringjallje, dhe e pyetën,

  19. Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, tha atyre: ''Bijtë e kësaj bote martohen dhe martojnë;

  20. Dhe se të vdekurit do të ringjallen, e ka deklaruar vetë Moisiu në pjesën e ferrishtes, kur e quan Zot, Perëndinë e Abrahamit, Perëndinë e Isakut dhe Perëndinë e Jakobit.

  21. Ai nuk është perëndi i të vdekurve, por i të gjallëve, sepse të gjithë jetojnë për të''.

  22. Atëherë disa skribë morën fjalën dhe thanë: ''Mësues, mirë fole''.

  23. Dhe nuk guxuan më t'i bëjnë asnjë pyetje.

  24. Dhe ai i tha atyre: ''Vallë, si thonë se Krishti është Bir i Davidit?

  25. Vetë Davidi, në librin e Psalmeve, thotë: "Zoti i tha Zotit tim: Ulu në të djathtën time,