Jesus
I njohur edhe si: Jesus Christ, Immanuel, Emmanuel, Christ
Vargje që përmendin Jesus
Dhe në atë orë Jezusi shëroi shumë veta nga sëmundjet, nga fatkeqësitë dhe nga frymërat e lig, dhe shumë të verbërve ua dhuroi të parit.
Dhe Jezusi duke u përgjegjur u tha atyre: ''Shkoni dhe i thoni Gjonit ç'keni parë e dëgjuar: të verbërit fitojnë përsëri të parit, të çalët ecin, lebrozët po pastrohen, të shurdhërit po dëgjojnë, të vdekurit po ringjallen, dhe ungjilli u shpallet të varfërve.
I lumi ai që nuk do të skandalizohet prej meje!''.
Kur lajmëtarët e Gjonit u larguan, ai filloi t'u thotë turmave për Gjonin: ''Ç'dolët të shihni në shkreti? Një kallam që e tund era?
Por, ç'dolët të shihni? Një profet? Po, unë po ju them: akoma më shumë se një profet.
Ai është ai për të cilin u shkrua: "Ja, unë po dërgoj përpara fytyrës tënde lajmëtarin tim, që do ta përgatitë rrugën sate para teje".
Sepse unë po ju them që nga të lindurit prej gruaje nuk ka asnjë profet më të madh se Gjon Pagëzori; por më i vogli në mbretërinë e Perëndisë është më i madh se ai''.
Dhe gjithë populli që e dëgjoi dhe tagrambledhësit e pranuan drejtësinë e Perëndisë dhe u pagëzuan me pagëzimin e Gjonit.
Atëherë Zoti tha: ''Me çfarë t'i krahasoj, pra, njerëzit e këtij brezi? Dhe kujt i ngjajnë?
Erdhi Biri i njeriut që ha dhe pi, dhe ju thoni: "Ja grykësi dhe pijaneci, miku i tagrambledhësve dhe i mëkatarëve".
Një nga farisenjtë e ftoi atë të hajë bashkë me të; dhe ai hyri në shtëpinë e fariseut dhe u ul në tryezë.
Dhe, duke qëndruar prapa te këmbët e tij dhe duke qarë, filloi t'ia lajë me lot këmbët dhe t'ia fshijë me flokët e kokës së saj; dhe t'ia puthte e t'ia vajoste me vaj erëkëndshëm.
Kur e pa këtë gjë, fariseu që e kishte ftuar, tha me vete: ''Nëse ky do të ishte një profet, do ta dinte çfarë lloj njeriu është gruaja që po e prek, sepse ajo është një mëkatare.
Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, i tha: ''Simon, kam diçka për të të thënë''. Dhe ai tha: ''Fol, Mësues''.
Meqë ata nuk kishin të paguanin, ai ua fali borxhin të dyve. Sipas teje, cili nga ata do ta dojë më shumë?''.
Dhe Simoni, duke u përgjigjur, tha: ''Ma do mendja, ai, të cilit i fali më shumë''. Dhe Jezusi i tha: ''Gjykove drejt''.
Pastaj, si u suall nga gruaja, i tha Simonit: ''A e sheh këtë grua? Unë hyra në shtëpinë tënde dhe ti nuk më dhe ujë për të larë këmbët; ajo, përkundrazi, m'i lau këmbët me lot dhe m'i fshiu me flokët e kresë.
Ti nuk më dhe as edhe një puthje; por ajo, qysh se hyra, nuk pushoi së puthuri këmbët e mia.
Ti nuk ma vajose kokën me vaj; kurse ajo m'i vajosi këmbët me vaj erëkëndshëm.
Prandaj unë po të them se mëkatet e saj të shumta i janë falur, sepse ka dashur shumë; por kujt i falen pak, do pak''.
Pastaj i tha asaj: ''Mëkatet e tua të janë falur''.
Atëherë ata që ishin në tryezë bashkë me të filluan të thonin me vete: ''Po kush qenka ky që po falka edhe mëkatet?''.
Por Jezusi i tha asaj gruaje: ''Besimi yt të shpëtoi; shko në paqe!''.
Dhe pas kësaj ndodhi që ai shkonte nëpër qytete dhe nëpër fshatra, duke predikuar dhe duke shpallur lajmin e mirë të mbretërisë së Perëndisë; me të ishin të dymbëdhjetët,
Joana, gruaja e Kuzës, administratorit të Herodit, Suzana dhe shumë të tjera të cilat e ndihmonin atë me pasuritë e tyre.