Kalo te përmbajtja

God

11,427 vargje · 2 anëtarë të familjes

Vargje që përmendin God

Filtro sipas librit
  1. Frika e Zotit është një burim jete, që i shmang leqet e vdekjes.

  2. Kush shtyp të varfërin fyen rëndë atë që e ka bërë, por ai që ka mëshirë për nevojtarin e nderon atë.

  3. Sytë e Zotit janë kudo për të shikuar të këqijtë dhe të mirët.

  4. Sakrifica e të pabesëve është një neveri për Zotin, por lutja e njerëzve të drejtë i pëlqen atij.

  5. Rruga e të pabesit është një neveri për Zotin, por ai do atë që ndjek drejtësinë.

  6. Sheoli dhe Abadoni janë para Zotit; ca më tepër janë zemrat e bijve të njerëzve!

  7. Më mirë pak me frikën e Zotit, se sa një thesar i madh me shqetësime.

  8. Zoti do të shkatërrojë shtëpinë e krenarëve, por do t'i bëjë të qëndrueshëm kufijtë e gruas së ve.

  9. Mendimet e këqija janë të neveritshme për Zotin, por fjalët e ëmbla janë të pastra.

  10. Zoti u rri larg të pabesëve, por dëgjon lutjet e të drejtëve.

  11. Frika e Zotit është një mësim diturie, dhe përpara lavdisë vjen përulësia.

  12. Prirjet e zemrës i përkasin njeriut, por përgjigja e gjuhës vjen nga Zoti.

  13. Të gjitha rrugët e njeriut janë të pastra në sytë e tij, por Zoti i peshon frymët.

  14. Besoja Zotit veprimet e tua dhe planet e tua do të realizohen.

  15. Zoti ka bërë çdo gjë për vete të tij, edhe të pabesin për ditën e fatkeqësisë.

  16. Ai që është zemërkrenar është i neveritshëm për Zotin; edhe sikur t'i shtrëngojë dorën një tjetri për besëlidhje, nuk ka për të mbetur pa u ndëshkuar.

  17. Me mirësinë dhe me të vërtetën padrejtësia shlyhet, dhe me frikën e Zotit njeriu largohet nga e keqja.

  18. Kur Zotit i pëlqejnë rrugët e një njeriu, ai bën që edhe armiqtë e tij të bëjnë paqe me të.

  19. Zemra e njeriut programon rrugën e tij, por Zoti drejton hapat e tij.

  20. Kandari dhe peshoret e sakta janë të Zotit, të gjitha gurët e peshës janë vepër e tij.

  21. Kush i kushton kujdes Fjalës do të gjejë të mirën, dhe kush i beson Zotit është i lumtur.

  22. Shorti hidhet që në barkun e nënës, por çdo veprim varet nga Zoti.

  23. Poçi është për argjendin dhe furra për arin, por ai që provon zemrat është Zoti.

  24. Ai që nxjerr të pafajshëm fajtorin dhe ai që dënon të drejtin janë që të dy të neveritshëm për Zotin.

  25. Emri i Zotit është një kala e fortë, tek ai turret i drejti dhe gjen siguri.