Kalo te përmbajtja

God

11,427 vargje · 2 anëtarë të familjes

Vargje që përmendin God

Filtro sipas librit
  1. Sepse unë thirra dhe ju nuk keni dashur, shtriva dorën time dhe askush prej jush nuk i kushtoi vëmendje,

  2. përkundrazi hodhët poshtë të gjitha këshillat e mia dhe nuk pranuat ndreqjen time,

  3. Atëherë ata do të më thërrasin mua, por unë nuk do të përgjigjem; do të më kërkojnë me kujdes, por nuk do të më gjejnë.

  4. Sepse kanë urryer dijen dhe nuk kanë zgjedhur frikën e Zotit,

  5. nuk kanë dashur të pranojnë këshillën time dhe kanë përbuzur të gjitha qortimet e mia.

  6. por ai që më dëgjon do të banojë një vend të sigurt, do të jetë me të vërtetë i qetë, pa frikë nga çfarëdo e keqe".

  7. Biri im, në rast se pranon fjalët e mia dhe i quan thesar urdhërimet e mia,

  8. atëherë do të ndjesh frikën e Zotit dhe ke për të gjetur kuptimin e Perëndisë.

  9. Sepse Zoti jep diturinë; nga goja e tij rrjedhin njohuria dhe arsyeja.

  10. Ai mban rezervë për njerëzit e drejtë një ndihmë të fuqishme, një mburojë për ata që ecin me ndershmëri

  11. për të mbrojtur shtigjet e drejtësisë dhe për të ruajtur rrugën e shenjtorëve të tij.

  12. që ka braktisur shokun e rinisë së saj dhe ka harruar marrëveshjen e lidhur me Perëndinë.

  13. Biri im, mos harro mësimet e mia dhe zemra jote le të ruajë urdhërimet e mia,

  14. do të gjesh kështu hir dhe arsye në sytë e Perëndisë dhe të njerëzve.

  15. Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd;

  16. Mos e mbaj veten të ditur në sytë e tu, ki frikë nga Zoti dhe hiq dorë nga e keqja;

  17. Ndero Zotin me pasurinë tënde dhe me prodhimet e para të çdo të ardhure që ke;

  18. Biri im, mos e përçmo ndëshkimin e Zotit dhe mos urre qortimin e tij,

  19. sepse Zoti qorton atë që do, si një baba djalin që atij i pëlqen.

  20. Gjatësia e jetës është në të djathtë të saj, pasuria dhe lavdia në të majtë të saj.

  21. Rrugët e saj janë rrugë të kënaqshme dhe në të tërë shtigjet e saj mbretëron paqja.

  22. Ajo është një dru i jetës për ata që e kapin dhe lum ata që mbahen fort atje.

  23. Me diturinë Zoti krijoi tokën dhe me zgjuarësinë i bëri të qëndrueshëm qiejtë.

  24. Me diturinë e tij u hapën humnerat dhe retë japin vesë.

  25. sepse Zoti do të jetë pranë teje dhe do të pengojë që këmba jote të kapet në ndonjë lak.