Kalo te përmbajtja

God

11,427 vargje · 2 anëtarë të familjes

Vargje që përmendin God

Filtro sipas librit
  1. Ai nuk e ka bërë këtë me asnjë komb tjetër; dhe ato nuk i njohin dekretet e tij. Aleluja.

  2. Aleluja. Lëvdoni Zotin nga qiejtë, lëvdojeni në vendet shumë të larta.

  3. Lëvdojeni, ju të gjithë engjëjt e tij, lëvdojeni ju mbarë ushtritë e tij.

  4. Lëvdojeni, o diell dhe hënë, lëvdojeni, ju mbarë yje të ndritshme.

  5. Lëvdojeni, ju qiej të qiejve, dhe ju ujëra përmbi qiejtë.

  6. Tërë këto gjëra le të lëvdojnë emrin e Zotit, sepse ai dha urdhër dhe ato u krijuan.

  7. Ai i ka vendosur përjetë, në përjetësi; por ka bërë një statut që nuk do të kalojë kurrë.

  8. Lëvdojeni Zotin nga toka, ju përbindësh të detit dhe mbarë oqeane,

  9. zjarr dhe breshër, borë dhe re, ajër i shtrëngatës që zbaton urdhërat e tij,

  10. Le të lëvdojnë emrin e Zotit, sepse vetëm emri i tij përlëvdohet. Lavdia e tij qëndron përmbi tokën dhe qiejtë.

  11. Ai e ka rritur forcën e popullit të tij, një arsye kjo lëvdimi për të gjithë shenjtorët e tij, për bijtë e Izraelit, një popull i afërt për të. Aleluja.

  12. Aleluja. Këndojini Zotit një këngë të re, këndoni lavdinë e tij në kuvendin e shenjtorëve.

  13. Le të ngazëllohet Izraeli tek ai që e ka bërë, le të ngazëllohen bijtë e Sionit te Mbreti i tyre.

  14. Le të lëvdojnë emrin e tij me valle, të këndojnë lavdet e tij me dajre dhe me qeste,

  15. sepse Zoti kënaqet me popullin e tij; ai i kurorëzon me shpëtim njerëzit e përulur.

  16. Le të kenë në gojën e tyre lavdet e Perëndisë dhe në dorën e tyre një shpatë që pret nga të dy anët;

  17. për të zbatuar mbi ta gjykimin e shkruar. Ky është nderi që u rezervohet mbarë shenjtorëve të tij. Aleluja.

  18. Aleluja, lëvdoni Perëndinë në shenjtoren e tij, lëvdojeni në kupën qiellore të pushtetit të tij.

  19. Lëvdojeni për mrekullitë e tij, lëvdojeni sipas madhështisë e tij.

  20. Lëvdojeni me tingullin e burive, lëvdojeni me tingullin e harpës dhe me qeste.

  21. Lëvdojeni me dajre dhe me valle, lëvdojeni me vegla me tela dhe me frymë.

  22. Lëvdojeni me cembale tingëlluese, lëvdojeni me cembale kumbuese.

  23. Çdo gjë që merr frymë le të lëvdojë Zotin. Aleluja.

  24. Frika e Zotit është fillimi i njohjes; por njerëzit e pamend përçmojnë diturinë dhe arsimin.

  25. Ejani në vete nga qortimi im; ja, unë do të derdh mbi ju Frymën time dhe do t'ju bëj të njohura fjalët e mia.