Kalo te përmbajtja

God

11,427 vargje · 2 anëtarë të familjes

Vargje që përmendin God

Filtro sipas librit
  1. Do t'i mbuloj me turp armiqtë e tij, por mbi të do të lulëzojë kurora e tij".

  2. Éshtë si vesa e Hermonit, që zbret mbi malet e Sionit, sepse atje Zoti ka vënë bekimin, jetën në përjetësi.

  3. Ja, bekoni Zotin, ju, të gjithë shërbëtorët e Zotit, që e kaloni natën në shtëpinë e Zotit.

  4. Ngrini duart në drejtim të shenjtores dhe bekoni Zotin.

  5. Të bekoftë Zoti nga Sioni, ai që ka krijuar qiejtë dhe tokën.

  6. Aleluja. Lëvdoni emrin e Zotit, lëvdojeni, o shërbëtorë të Zotit,

  7. që rrini në shtëpinë e Zotit, në oborret e shtëpisë së Perëndisë tonë.

  8. Lëvdoni Zotin, sepse Zoti është i mirë; i këndoni lavde emrit të tij, sepse ai është i dashur.

  9. Sepse Zoti ka zgjedhur për vete Jakobin, dhe Izraelin si thesar të tij të veçantë.

  10. Po, unë pranoj që Zoti është i madh dhe që Zoti ynë është përmbi të gjitha perënditë.

  11. Zoti bën ç'të dojë në qiell dhe në tokë, në dete dhe në të gjitha humnerat.

  12. Ai i larton avujt nga skajet e tokës, prodhon vetëtimat për shiun, e nxjerr erën nga depozitat e tij.

  13. Dhe vendet e tyre ua dhe në trashëgimi, në trashëgimi Izraelit, popullit të tij.

  14. O Zot, emri yt rron përjetë; kujtimi yt, o Zot, brez pas brezi.

  15. Sepse Zoti do t'i sigurojë drejtësinë popullit të tij dhe do të ketë mëshirë për shërbëtorët e tij.

  16. Shtëpi e Izraelit, bekoje Zotin; shtëpi e Aaronit, bekoje Zotin.

  17. Shtëpi e Levit, bekoje Zotin; ju që keni frikë nga Zoti, bekojeni Zotin.

  18. Nga Sioni u bekoftë Zoti, që banon në Jeruzalem. Aleluja.

  19. Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë dhe mirësia e tij vazhdon përjetë.

  20. Kremtoni Perëndinë e perëndive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

  21. Kremtoni Zotin e zotërive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

  22. atë që vetëm bën mrekulli të mëdha, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

  23. atë që ka bërë qiejtë me dituri, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

  24. atë që ka shtrirë tokën mbi ujërat, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

  25. atë që ka bërë ndriçuesit e mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,