Kalo te përmbajtja

God

11,427 vargje · 2 anëtarë të familjes

Vargje që përmendin God

Filtro sipas librit
  1. dhe do të këndojnë rrugët e Zotit, sepse e madhe është lavdia e Zotit.

  2. Ndonëse Zoti është i shkëlqyeshëm, ai tregon kujdes për njerëzit e thjeshtë, por mëndjemadhin e njeh nga larg.

  3. Edhe sikur unë të eci në mes të fatkeqësisë, ti do të më ruash të gjallë; ti do të zgjatësh dorën kundër zemërimit të armiqve të mi, dhe dora jote e djathtë do të më shpëtojë.

  4. Zoti do të kryejë veprën e tij tek unë; o Zot, mirësia jote vazhdon përjetë; mos i braktis veprat e duarve të tua.

  5. Ti më ke hetuar, o Zot, dhe më njeh.

  6. Ti e di kur ulem dhe kur ngrihem, ti e kupton nga larg mendimin tim.

  7. Sepse, edhe para se të jetë fjala mbi gojën time ti, o Zot, e di atë plotësisht.

  8. Ti më rrethon nga pas dhe përpara dhe vë dorën tënde mbi mua.

  9. Ku do të mund të shkoja larg Frymës sate, ose ku do të mund të ikja larg pranisë sate?

  10. Në rast se ngjitem në qiell, ti je atje; në rast se shtrij shtratin tim në Sheol, ti je edhe aty.

  11. edhe aty dora jote do të më udhëheqë dhe dora jote e djathtë do të më kapë.

  12. terri vetë nuk mund të të fshehë asgjë, madje nata shkëlqen si dita; terri dhe drita janë të barabarta për ty.

  13. Po, ti ke formuar të përbrëndëshmet e mia, ti më ke endur në barkun e nënes sime.

  14. Unë do të të kremtoj, sepse jam krijuar në mënyrë të mrekulluar; veprat e tua janë të mrekullueshme, dhe unë e di shumë mirë këtë gjë.

  15. Kockat e mia nuk ishin një e fshehtë për ty kur u formova në fshehtësi duke u endur në thellësitë e tokës.

  16. Dhe sytë e tu panë masën pa trajtë të trupit tim, dhe në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua, megjithëse asnjë prej tyre nuk ekzistonte ende.

  17. Oh, sa të çmuara janë për mua mendimet e tua, o Perëndi! Sa i madh është gjithë numri i tyre!

  18. Po të doja t'i numëroja, do të ishin më të shumtë se rëra; kur zgjohem jam ende me ty.

  19. Me siguri, ti do vrasësh të pabesin, o Perëndi; prandaj ju, njerëz gjakatarë largohuni nga unë.

  20. Ata flasin me pabesi kundër teje; armiqtë e tu përdorin më kot emrin tënd.

  21. A nuk i urrej vallë ata që të urrejnë, o Zot, dhe a nuk i urrej ata që ngrihen kundër teje?

  22. Më heto, o Perëndi, dhe njihe zemrën time; më provo dhe njihi mendimet e mia.

  23. Më çliro, o Zot, nga njerëzit e këqij; më mbro nga njerëzit e furishëm,

  24. Më mbro, o Zot, nga duart e të pabesit dhe më mbro nga njeriu i dhunës, që komplotojnë për të më rrëzuar.

  25. Unë i thashë Zotit: "Ti je Perëndia im; dëgjo, o Zot, britmën e lutjeve të mia.