Kalo te përmbajtja

God

11,427 vargje · 2 anëtarë të familjes

Vargje që përmendin God

Filtro sipas librit
  1. dhe kalimtarët mos thënçin: "Bekimi i Zotit qoftë mbi ju; ne ju bekojmë në emër të Zotit".

  2. Nga vënde të thella unë të këllthas ty, o Zot.

  3. O Zot, dëgjo klithmën time; veshët e tu dëgjofshin me vëmendje zërin e lutjeve të mia.

  4. Në rast se ti do të merrje parasysh fajet, o Zot, kush mund të rezistonte, o Zot?

  5. Por te ti ka falje, me qëllim që të kenë frikë prej teje.

  6. Unë pres Zotin, shpirti im e pret; unë kam shpresë në fjalën e tij.

  7. Shpirti im pret Zotin, më tepër se rojet mëngjesin; po, më tepër se rojet mëngjesin.

  8. O Izrael, mbaj shpresa tek Zoti, sepse pranë tij ka dhemshuri dhe shpëtim të plotë.

  9. Ai do ta çlirojë Izraelin nga të gjitha paudhësitë e tij.

  10. O Zot, zemra ime nuk është mendjemadhe dhe sytë e mi nuk janë krenarë, dhe unë nuk merrem me gjëra tepër të mëdha dhe tepër të larta për mua.

  11. O Izrael, shpreso tek Zoti, tani dhe përjetë.

  12. Mbaje mend, o Zot, Davidin dhe të gjitha mundimet e tij,

  13. ashtu si ai iu betua Zotit dhe lidhi kusht me të Fuqishmin e Jakobit, duke thënë:

  14. deri sa të kem gjetur një vend për Zotin, një banesë për të Fuqishmin e Jakobit".

  15. Le të shkojmë në banesën e tij, le ta adhurojmë përpara fronit të këmbëve të tij.

  16. Çohu, o Zot, dhe eja në vendin ku pushon ti dhe arka e forcës sate.

  17. Priftërinjtë e tu le të vishen me drejtësi, dhe le të këndojnë nga gëzimi shenjtorët e tu.

  18. Për hir të Davidit, shërbëtorit tënd, mos e dëbo fytyrën e të vajosurit tënd.

  19. Zoti iu betua Davidit në të vërtetë dhe nuk do të ndryshojë: "Unë do të vë mbi fronin tënd një fryt të të përbrendëshmëve të tua.

  20. Në rast se bijtë e tu do të respektojnë besëlidhjen time dhe porositë e mia, që unë do t'u mësojë atyre, edhe bijtë e tyre do të ulen përjetë mbi fronin tënd".

  21. Duke qenë se Zoti e ka zgjedhur Sionin, ai e ka dashur atë për banesën e tij:

  22. "Ky është vendi im i pushimit përjetë; këtu do të banoj, sepse e kam dashur.

  23. Do të bekoj fort zahiretë e tij, do t'i ngop me bukë të varfërit e tij;

  24. do t'i vedh priftërinjtë e tij me shpëtim, do të ngazëllojnë shenjtorët e tij me britma gëzimi.

  25. Këtu do ta rris fuqinë e Davidit dhe do t'i jap një llambë të vajosurit tim.