Kalo te përmbajtja

God

11,427 vargje · 2 anëtarë të familjes

Vargje që përmendin God

Filtro sipas librit
  1. U ndezën nga lakmia në shkretëtirë dhe e tunduan Perëndinë në vetmi.

  2. Dhe ai u dha atyre sa i kërkonin, por dërgoi midis tyre një lëngatë që pakësoi numrin e tyre.

  3. Kur në kamp patën smirë Moisiun dhe Aaronin, i shenjti i Zotit,

  4. Harruan Perëndinë, Shpëtimtarin e tyre, që kishte bërë gjëra të mëdha në Egjipt,

  5. Prandaj ai foli t'i shfarosë, por Moisiu, i zgjedhuri i tij, u paraqit mbi të çarën përpara tij për të penguar që zemërimi i tij t'i shkatërronte.

  6. Ata e përçmuan akoma vendin e mrekullueshëm, nuk i besuan fjalës së tij,

  7. por murmuritën në çadrat e tyre dhe nuk dëgjuan zërin e Zotit.

  8. Prandaj ai ngriti dorën kundër tyre, duke u betuar se do t'i rrëzonte në shkretëtirë,

  9. E zemëruan Perëndinë me veprimet e tyre dhe në mes tyre plasi murtaja.

  10. Ata e provokuan përsëri në ujërat e Meribas, dhe Moisiu pësoi të keqen për shkak të tyre,

  11. Ata nuk shkatërruan popujt, siç i kishte porositur Zoti;

  12. Dhe zemërimi i Zotit u ndez kundër popullit të tij, dhe ai ndjeu një neveri për trashëgiminë e tij.

  13. I la në dorë të kombeve, dhe u sunduan nga ata që i urrenin.

  14. Ai i çliroi shumë herë, por ata vazhduan të ngrenë krye dhe të zhyten në paudhësinë e tyre.

  15. Megjithatë ai i kushtoi kujdes ankthit të tyre, kur dëgjoi britmat e tyre,

  16. dhe iu kujtua besëlidhja e lidhur me ta dhe në dhemshurinë e madhe të tij u qetësua.

  17. Na shpëto, o Zot, Perëndia ynë, dhe na mblidh midis kombeve, me qëllim që të kremtojmë emrin tënd të shenjtë dhe të lumturohemi duke të lëvduar.

  18. I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, nga përjetësia në përjetësi. Dhe tërë populli le të thotë: "Amen". Aleluja.

  19. Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

  20. Kështu thonë të shpenguarit prej Zotit që ai i ka çliruar nga dora e kundërshtarit,

  21. Por në fatkeqësitë e tyre ata i thirrën Zotit dhe ai i çliroi nga ankthet e tyre;

  22. dhe i çoi në rrugën e drejtë, me qëllim që të arrinin në një qytet ku të banonin.

  23. Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve.

  24. Sepse ai ka ngopur shpirtin e etur dhe e ka mbushur me të mira shpirtin e uritur.

  25. sepse ishin rebeluar kundër fjalëve të Perëndisë dhe i kishin përçmuar këshillat e Shumë të Lartit;