Kalo te përmbajtja

God

11,427 vargje · 2 anëtarë të familjes

Vargje që përmendin God

Filtro sipas librit
  1. prandaj ai rrëzoi zemrën e tyre me shqetësime; ata ranë poshtë dhe asnjeri nuk u vajti në ndihmë.

  2. Por në fatkeqësinë e tyre ata i thirrën Zotit, dhe ai i shpëtoi nga ankthet e tyre,

  3. Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve,

  4. sepse ai ka shembur portat prej bronzi dhe ka këputur shufrat prej hekuri.

  5. por në fatkeqësinë e tyre i thirrën Zotit, dhe ai i shpëtoi nga ankthet e tyre.

  6. Ai dërgoi fjalën e tij dhe i shëroi, i shpëtoi nga gropa.

  7. Le ta kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve;

  8. le të ofrojnë flijime lëvdimi dhe le të tregojnë veprat e tij me këngë gëzimi.

  9. shohin veprat e Zotit dhe mrekullitë e tij në humnerat e detit.

  10. Sepse ai urdhëron dhe shkakton një erë furtune, që i ngre përpjetë valët e detit.

  11. Por në fatkeqësitë e tyre i këlthasin Zotit, dhe ai i shpëton nga ankthet e tyre.

  12. Kur ato qetësohen, ata gëzohen, dhe ai i çon në portin e dëshiruar prej tyre.

  13. Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë që bën në dobi të bijve të njerëzve;

  14. le ta lëvdojnë në kuvendin e popullit dhe le ta lavdojnë në këshillin e pleqve.

  15. Atje ai strehon të uriturit, dhe këta ndërtojnë një qytet për të banuar,

  16. Por e ngre nevojtarin nga varfëria dhe i shton familjet e tyre si një kope.

  17. Ai që është i urtë le t'i këqyrë këto gjëra dhe le të çmojë mirësinë e Zotit.

  18. Zemra ime është e prirur për mirë, o Perëndi, unë do të këndoj dhe do të kremtoj lëvdimet e tua me gjithë forcën time.

  19. Unë do të të kremtoj midis popujve, o Zot, dhe do të këndoj lëvdimet e tua midis kombeve.

  20. Sepse mirësia jote është e madhe, arrin deri mbi qiejtë, dhe e vërteta jote deri te retë.

  21. Qofsh i përlëvduar, o Perëndi, përmbi qiejtë dhe lavdia jote shkëlqeftë mbi gjithë tokën,

  22. me qëllim që të dashurit e tu të çlirohen; shpëtomë me të djathtën tënde dhe përgjigjmu.

  23. Perëndia ka folur në shenjtërinë e tij: "Unë do të triumfoj, do ta ndaj Sikemin dhe do të mas luginën e Sukothit.

  24. Moabi është legeni ku unë lahem; mbi Edomin do të hedh sandalen time, mbi Filisti do të dërgoj britma triumfi".

  25. A nuk je ti, o Perëndi, që na ke kthyer, dhe nuk del më, o Perëndi, me ushtritë tona?