Kalo te përmbajtja

God

11,427 vargje · 2 anëtarë të familjes

Vargje që përmendin God

Filtro sipas librit
  1. besëlidhjen që lidhi me Abrahamin dhe betimin që i bëri Isakut,

  2. duke thënë: "Unë do të të jap vendin e Kanaanit si pjesë e trashëgimisë suaj",

  3. Ai nuk lejoi që t'i shtypte njeri; përkundrazi ndëshkoi disa mbretër për hir të tyre,

  4. dhe tha: "Mos prekni të vajosurit e mi dhe mos bëni asnjë të keqe profetëve të mi".

  5. Pastaj solli zinë e bukës në vend dhe shkatërroi çdo burim ushqimesh.

  6. Fjala e Zotit e vuri në provë, deri sa u plotësua ajo që kishte thënë.

  7. Dhe Perëndia e shumëzoi shumë popullin e tij dhe e bëri më të fuqishëm se armiqtë e tij.

  8. Pastaj ndryshoi zemrën e tyre, me qëllim që të urrenin popullin e tij dhe të kurdisnin mashtrime kundër shërbëtorëve të tij.

  9. Atëherë ai dërgoi Moisiun, shërbëtorin e tij, dhe Aaronin që ai kishte zgjedhur.

  10. Ata kryen midis tyre mrekullitë e urdhëruara prej tij dhe bënë çudira në tokën e Kamit.

  11. Dërgoi terrin dhe e bëri vendin të binte në errësirë, dhe ata nuk kundërshtuan fjalën e tij.

  12. Me kërkesën e tyre ai solli shkurtat dhe i ngopi me bukën e qiellit.

  13. Sepse atij iu kujtua premtimi i shenjtë që i kishte bërë Abrahamit, shërbëtorit të tij;

  14. pastaj nxori popullin e tij me gëzim dhe njerëzit e tij të zgjedhur me britma gëzimi,

  15. me qëllim që të respektonin statutet e tij dhe t'u bindeshin ligjeve të tij. Aleluja.

  16. Aleluja. Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

  17. Kush mund të përshkruajë bëmat e Zotit ose të shpallë tërë lavdinë e tij?

  18. Mos më harro mua, o Zot, sipas mirësisë sate që tregon ndaj popullit tënd, dhe më vizito me shpëtimin tënd,

  19. me qëllim që të shoh mirëqënien e të zgjedhurve të tu, të kënaqem në gëzimin e kombit tënd dhe të mbushem me lavdi për trashëgiminë tënde.

  20. Etërit tanë në Egjipt nuk i kuptuan mrekullitë e tua, nuk kujtuan numrin e madh të mirësive të tua dhe ngritën krye pranë detit, Deti i Kuq.

  21. Megjithatë Zoti i shpëtoi për hir të emrit të tij, për të bërë të njohur fuqinë e tij.

  22. I bërtiti Detit të Kuq dhe ai u tha, dhe i udhëhoqi nëpër humnerat si nëpër një shkretëtirë.

  23. I shpëtoi nga dora e atij që i urrente dhe i shpengoi nga dora e armikut.

  24. Atëherë u besuan fjalëve të tij dhe kënduan lavdinë e tij.

  25. Por shpejt i harruan veprat e tij dhe nuk pritën me besim plotësimin e planit të tij.