God
Vargje që përmendin God
Kam thënë: "O Perëndia im, mos më merr në mes të ditëve të mia. Vitet e tua zgjasin brez pas brezi.
Së lashti ti ke vendosur tokën dhe qiejtë janë vepër e duarve të tua;
ata do të zhduken, por ti do të mbetesh; do të konsumohen të gjithë si një rrobe; ti do t'i ndërrosh si një rrobe dhe ata do të ndryshohen.
Por ti je gjithnjë po ai dhe vitet e tua nuk do të kenë kurrë fund.
Bijtë e shërbëtorëve të tu do të kenë një vendbanim dhe pasardhësit e tyre do të jenë të qëndrueshëm para teje".
Beko, shpirti im, Zotin, dhe të gjitha ato që janë tek unë të bekojnë emrin e tij të shenjtë.
Beko, shpirti im, Zotin dhe mos harro asnjë nga të mirat që ka bërë.
Zoti vepron me drejtësi dhe mbron çështjen e të shtypurve.
Ai i tregon Moisiut rrugët e tij dhe bijve të Izraelit veprat e tij.
Zoti është i mëshirshëm dhe zemërbutë, i ngadalshëm në zemërim dhe i madh në mirësi.
Ai nuk grindet përjetë dhe nuk e ruan zemërimin gjithnjë.
Sepse sa të lartë janë qiejtë mbi tokën, aq e madhe është mirësia e tij ndaj atyre që kanë frikë prej tij.
Sa larg është lindja nga perëndimi, aq shumë ai ka larguar nga ne fajet tona.
Ashtu si një baba është i mëshirshëm me bijtë e tij, kështu është i mëshirshëm Zoti me ata që kanë frikë prej tij.
Sepse ai e njeh natyrën tonë dhe nuk harron që ne jemi pluhur.
Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi për ata që kanë frikë prej tij, dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve,
për ata që respektojnë besëlidhjen e tij dhe mbajnë në mendje urdhërimet e tij për t'i zbatuar në praktikë.
Zoti e ka vendosur fronin e tij në qiejtë, dhe mbretërimi i tij sundon mbi gjithçka.
Bekoni Zotin ju, engjëj të tij të pushtetshëm dhe të fortë, që bëni atë që thotë ai, duke iu bindur zërit të fjalës së tij.
Bekoni Zotin, ju, tërë ushtritë e tij, ju, tërë ministrat e tij, që zbatoni vullnetin e tij.
Bekoni Zotin, ju, të gjitha veprat e tij, në të tëra vendet e sundimit të tij. Shpirti im, beko Zotin!
Beko, o shpirti im, Zotin! O Zot, Perëndia im, ti je jashtëzakonisht i madh; je veshur me shkëlqim dhe madhështi.
Ai të mbështjell me dritë si të ishte një mantel dhe i shtrin qiejtë si një çadër;
ai ndërton mbi ujërat dhomat e tij të larta, i bën retë si qerren e tij dhe ecën mbi krahët erës.
I bën erërat lajmëtarë të tij dhe flakët e zjarrit shërbëtorë të tij.