Kalo te përmbajtja

David

968 vargje · 40 anëtarë të familjes

Vargje që përmendin David

Filtro sipas librit
  1. Ku janë, o Zot, mirësitë e tua të lashta, për të cilat iu betove Davidit në besnikërinë tënde?

  2. Unë do të këndoj mirësinë tënde dhe drejtësinë tënde; do të këndoj lavdet e tua, o Zot.

  3. Beko, shpirti im, Zotin, dhe të gjitha ato që janë tek unë të bekojnë emrin e tij të shenjtë.

  4. Zemra ime është e prirur për mirë, o Perëndi, unë do të këndoj dhe do të kremtoj lëvdimet e tua me gjithë forcën time.

  5. O Perëndi i lëvdimit tim, mos hesht,

  6. Zoti i thotë Zotërisë time: "Ulu në të djathtën time deri sa t'i bëj armiqtë e tu stol të këmbëve të tua".

  7. U gëzova kur më thanë: "Shkojmë në shtëpinë e Zotit".

  8. Sepse aty janë vënë fronet për gjykimin, fronet e shtëpisë së Davidit.

  9. Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, le të thotë Izraeli:

  10. O Zot, zemra ime nuk është mendjemadhe dhe sytë e mi nuk janë krenarë, dhe unë nuk merrem me gjëra tepër të mëdha dhe tepër të larta për mua.

  11. Mbaje mend, o Zot, Davidin dhe të gjitha mundimet e tij,

  12. Për hir të Davidit, shërbëtorit tënd, mos e dëbo fytyrën e të vajosurit tënd.

  13. Zoti iu betua Davidit në të vërtetë dhe nuk do të ndryshojë: "Unë do të vë mbi fronin tënd një fryt të të përbrendëshmëve të tua.

  14. Këtu do ta rris fuqinë e Davidit dhe do t'i jap një llambë të vajosurit tim.

  15. Ja, sa e mirë dhe e kënaqshme është që vëllezërit të banojnë bashkë në unitet!

  16. Unë do të të kremtoj me gjithë zemër, përpara perëndive do të këndoj lavdet e tua.

  17. Ti më ke hetuar, o Zot, dhe më njeh.

  18. Më çliro, o Zot, nga njerëzit e këqij; më mbro nga njerëzit e furishëm,

  19. O Zot, unë të këlthas ty; nxito të më përgjigjesh. Vëri veshin zërit tim, kur të këlthas ty.

  20. Unë i këlthas me zërin tim Zotit; me zërin tim i lutem Zotit.

  21. Dëgjo lutjen time, o Zot, vëru veshin lutjeve të mia; përgjigjmu me besnikërinë dhe drejtësinë tënde.

  22. Bekuar qoftë Zoti, kështjella ime, që i mëson duart e mia për luftë dhe gishtërinjtë e mi për betejë.

  23. Ti, që u jep fitoren mbretërve dhe që çliron shërbëtorin tënd David nga shpata e kobshme,

  24. Unë do të të përlëvdoj, o Perëndia im dhe Mbreti im, dhe do të bekoj emrin tënd përjetë.

  25. Fjalët e urta të Salomonit, birit të Davidit, mbret i Izraelit,