Numrat 33:1-49
1
Këto janë etapat e bijve të Izraelit që dolën nga vendi i Egjiptit, simbas formacioneve të tyre, nën udhëheqjen e Moisiut dhe të Aaronit.
2
Moisiu shënoi me shkrim vendet e tyre të nisjes, për çdo etapë, sipas urdhrave të Zotit; dhe këto janë etapat e tyre, në bazë të vendnisjeve të tyre.
3
U nisën nga Ramesesi në muajin e parë, ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të parë. Një ditë pas Pashkës bijtë e Izraelit u nisën me plot vetëbesim, para syve të të gjithë Egjiptasve,
4
ndërsa Egjiptasit varrosnin tërë të parëlindurit e tyre që Zoti kishte goditur midis tyre. Zoti kishte zbatuar gjykimin e tij edhe mbi perënditë e tyre.
5
Kështu, pra, bijtë e Izraelit u nisën nga Ramesesi dhe e ngritën kampin e tyre në Sukoth.
6
U nisën nga Sukothi dhe fushuan në Etham, që ndodhet në skaj të shkretëtirës.
7
U nisën nga Ethami dhe u kthyen në drejtim të Pi-Hahirothit që ndodhet përballë Baal-Tsefonit, dhe e ngritën kampin përpara Migdolit.
8
U nisën nga Hahirothi, kaluan detin në drejtim të shkretëtirës, ecën tri ditë në shkretëtirën e Ethamit dhe e ngritën kampin e tyre në Mara.
9
U nisën nga Mara dhe arritën në Elim; në Elim kishte dymbëdhjetë burime uji dhe shtatëdhjetë palma; dhe fushuan aty.
10
U nisën nga Elimi dhe fushuan pranë Detit të Kuq.
11
U nisën nga Deti i Kuq dhe fushuan në shkretëtirën e Sinit.
12
U nisën nga shkretëtira e Sinit dhe ngritën kampin e tyre në Dofkah.
13
U nisën nga Dofkahu dhe fushuan në Alush.
14
U nisën nga Alushi dhe e ngritën kampin e tyre në Refidim, ku nuk kishte ujë për të pirë për popullin.
15
U nisën nga Refidimi dhe fushuan në shkretëtirën e Sinait.
16
U nisën nga shkretëtira e Sinait dhe u vendosën në Kibroth-Hataavah.
17
U nisën nga Kibroth-Hataavahu dhe fushuan në Hatseroth.
18
U nisën nga Hatserothi dhe fushuan në Rithmah.
19
U nisën nga Rithmahu dhe fushuan në Rimon-Perets.
20
U nisën nga Rimon-Peretsi dhe fushuan në Libnah.
21
U nisën nga Libnahu dhe fushuan në Risah.
22
U nisën nga Risahu dhe fushuan në Kehelathah.
23
U nisën nga Kehelathahu dhe fushuan në malin Shefer.
24
U nisën nga mali Shefer dhe fushuan në Haradah.
25
U nisën nga mali i Haradahut dhe fushuan në Makeloth.
26
U nisën nga Makelothi dhe fushuan në Tahath.
27
U nisën nga Tahahu dhe fushuan në Terah.
28
U nisën nga Terahu dhe fushuan në Mithkah.
29
U nisën nga Mithkahu dhe fushuan në Hashmonah.
30
U nisën nga Hashmonahu dhe fushuan në Mozeroth.
31
U nisën nga Mozerothi dhe fushuan nga Bene-Jaakan.
32
U nisën nga Bene-Jaakani dhe fushuan në Hor-Hagidgad.
33
U nisën nga Hor-Hagidgadi dhe fushuan në Jotbathah.
34
U nisën nga Jotbathahu dhe fushuan në Abronah.
35
U nisën nga Abronahu dhe fushuan në Etsion-Geber.
36
U nisën nga Etsion-Geberi dhe fushuan në shkretëtirën e Sinit, domethënë në Kadesh.
37
Pastaj u nisën nga Kadeshi dhe fushuan në malin Hor, në kufi të vendit të Edomit.
38
Pastaj prifti Aaron u ngjit në malin Hor me urdhër të Zotit dhe vdiq aty në vitin e dyzetë prej kohës kur bijtë e Izraelit kishin dalë nga vendi i Egjiptit, ditën e parë të muajit të pestë.
39
Aaroni ishte njëqind e njëzet e tre vjeç kur vdiq në malin Hor.
40
Mbreti i Aradit, Kananeu, që banonte në Negev, në vendin e Kanaanit, dëgjoi se arritën bijtë e Izraelit.
41
Kështu ata u nisën nga mali Hor dhe fushuan në Tsalmonah.
42
U nisën nga Tsalmonahu dhe fushuan në Punon.
43
U nisën nga Punoni dhe fushuan në Oboth.
44
U nisën nga Obothi dhe fushuan në Ije-Abarim, në kufi me Moabin.
45
U nisën nga Ije-Abarimi dhe fushuan në Dibon-Gad.
46
U nisën nga Dibon-Gadi dhe fushuan në Almon-Diblathaim.
47
U nisën nga Almon-Diblathaimi dhe fushuan në malet e Abarimit, përballë Nebit.
48
U nisën nga malet e Abarimit dhe fushuan në fushat e Moabit, pranë Jordanit, mbi bregun përballë Jerikos.
49
Fushuan pranë Jordanit, nga Beth-Jeshimoth deri në Abel-Shitim, në fushat e Moabit.
Settings