Vargje biblike për Wives: Are diligent and prudent
Vargje për Are diligent and prudent
Gjen lesh dhe li dhe punon me gëzim me duart e veta.
Ajo u përngjan anijeve të tregëtarëve: e sjell ushqimin e saj nga larg.
Çohet që me natë për t'i ndarë ushqimin familjes së saj dhe për t'u dhënë urdhërat e nevojshme shërbëtoreve të saj.
Ajo shikon një arë dhe e ble; me duart e saj mbjell një vresht.
Ngjesh me forcë ijët dhe i bën më të fortë krahët e saj.
E kupton që tregëtia e saj po shkon mbarë dhe llamba e saj e natës nuk i shuhet.
Shtrin dorën mbi furkën, pëllëmbat e saj zënë boshtin.
I shtrin dorën të varfërit dhe i jep dorën nevojtarit.
Nuk i trembet borës për familjen e saj, sepse tërë ata të shtëpisë së vet kanë një veshje të dyfishtë.
Bën për vete mbulesa si sixhade dhe rrobat e saj janë prej liri shumë të hollë dhe të purpurta.
Burri i saj nderohet te porta, kur ulet bashkë me pleqtë e vendit.
Përgatit rroba prej liri dhe i shet, i furnizon me breza tregtarët.
Forca dhe nderi janë rrobat e saj dhe qesh për ditët që do të vijnë.
Hap gojën e saj me dituri dhe mbi gjuhën e saj është ligji i mirësisë.
Ajo mbikqyr si shkon shtëpia e vet dhe nuk ha bukën e përtacisë.