Skip to content

Vargje biblike për Widow

62 vargje · 5 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Por të pamartuarve dhe grave të veja po u them se për ta është mirë nëse qëndrojnë si unë,

  2. por në qoftë se s'kanë vetkontroll, le të martohen, sepse është më mirë të martohesh se të digjesh.

  3. Gruaja është e lidhur për sa kohë rron burri i saj; por, në qoftë se i vdes burri, ajo është e lirë të martohet me cilin të dojë, veçse kjo punë të bëhet në Zotin.

  4. Por në qoftë se një e ve ka djem a nipa, këta le të mësojnë më parë të tregojnë perëndishmëri ndaj atyre të familjes së vet dhe t'ua shpërblejnë prindërve të tyre, sepse kjo është e mirë dhe e pëlqyer përpara Perëndisë.

  5. Dhe ajo që është me të vërtetë e ve, dhe ka mbetur e vetme, e ka shpresën në Perëndinë dhe qëndron në lutje dhe në të falura natë e ditë.

  6. Ndërsa ajo që jeton e shthurur, ndonëse rron, është e vdekur.

  7. Porosit edhe këto gjëra, që të jenë të patëmeta.

  8. dhe të ketë dëshminë për vepra të mira: që i ka rritur fëmijët e saj, ka pritur të huajt, ua ka larë këmbët shenjtorëve, ka ndihmuar nevojtarët, i është kushtuar vazhdimisht çdo vepre të mirë.

  9. Po mos i prano vejushat më të reja, sepse, duke u dhënë pas dëshirave të tyre, ngrihen kundër Krishtit, duan të martohen,

  10. duke tërhequr mbi vete një dënim, sepse kanë shkelur besimin e parë.

  11. Madje ato mësojnë të jenë përtace duke shkuar shtëpi më shtëpi, edhe jo vetëm përtace, por edhe llafazane dhe kureshtare duke folur për gjëra të kota.

  12. Pleqtë që e drejtojnë mirë parësinë në kishë, le të nderohen dyfish, sidomos ata që mundohen me fjalë e me mësim.