Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për The Tribe Of Naphtali: Bounds of their inheritance

8 vargje · 26 aspekte

Vargje për Bounds of their inheritance

  1. Pjesa e gjashtë që u hodh me short u ra bijve të Neftalit, simbas familjeve të tyre.

  2. Kufiri i tyre shtrihej nga Helefi, nga lisi në Zaananim, nga Adami-Nekebi dhe Jabneeli deri në Lakum dhe mbaronte në Jordan.

  3. Pastaj kufiri kthente në perëndim në drejtim të Aznoth-Taborit, dhe që këtej vazhdonte deri në Hukok; arrinte në Zabulon nga ana e jugut, në Asher nga perëndimi dhe në Juda të Jordanit nga ana e lindjes.

  4. Qytetet e fortifikuara ishin: Tsidimi, Tseri, Hamathi, Rakathi, Kinerethi,

  5. Adamahu, Ramahu, Hatsori,

  6. Kedeshi, Edrei, En-Hatsori,

  7. Jironi, Migdal-Eli, Horemi, Beth-Anathi dhe Beth-Shemeshi: nëntëmbëdhjetë qytete bashkë me fshatrat e tyre.

  8. Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Neftalit, simbas familjeve të tyre, qytetet me fshatrat e tyre.