Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Seeking God

88 vargje · 64 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Të gjithë kanë devijuar, janë korruptuar; asnjeri nuk bën të mirën, as edhe një.

  2. Nevojtarët do të hanë dhe do të ngopen; ata që kërkojnë Zotin do ta lëvdojnë; zemra juaj do të jetojë përjetë.

  3. I tillë është brezi i atyre që e kërkojnë, që kërkojnë fytyrën tënde, o Perëndi e Jakobit. (Sela)

  4. Një gjë i kërkova Zotit dhe atë kërkoj: të banoj në shtëpinë e Zotit tërë ditët e jetës sime, për të soditur bukurinë e Zotit dhe për të admiruar tempullin e tij.

  5. Zemra ime më thotë nga ana jote: "Kërkoni fytyrën time". Unë kërkoj fytyrën tënde, o Zot.

  6. Unë e kërkova Zotin, dhe ai m'u përgjigj dhe më çliroi nga të gjitha tmerret e mia.

  7. Luanët e vegjël vuajnë nga mungesa e madhe dhe nga uria, por atyre që kërkojnë Zotin nuk u mungon asgjë.

  8. O Perëndi, ti je Perëndia im, unë të kërkoj në mëngjes; shpirti im është i etur për ty; ty të dëshiron mishi im në tokë të thatë dhe të djegur, pa ujë.

  9. Njerëzit e përulur do të shohin dhe do të gëzohen; dhe për ju që kërkoni Perëndinë, u përtëriftë zemra juaj.

  10. U gëzofshin dhe ngazëllofshin te ti të gjithë ata që të kërkojnë, dhe ata që duan shpëtimin tënd thënçin vazhdimisht: "U përlëvdoftë Perëndia!".

  11. Ditën e fatkeqësisë sime kërkova Zotin; gjatë natës dora ime mbeti e nderur pa u lodhur dhe shpirti im nuk pranoi të ngushëllohet.

  12. Atëherë ai harxhoi ditët e tyre në kotësi dhe vitet e tyre në tmerre të papritura.

  13. Kur i vriste, ata e kërkonin dhe ktheheshin të kërkonin Perëndinë me zell.

  14. Mbulo fytyrat e tyre me turp, me qëllim që të kërkojnë emrin tënd, o Zot.

  15. Mburruni me emrin e tij të shenjtë; le të kënaqet zemra e tërë atyre që kërkojnë Zotin.

  16. Kërkoni Zotin dhe forcën e tij; kërkoni vazhdimisht fytyrën e tij.

  17. Lum ata që respektojnë mësimet e tij, që e kërkojnë me gjithë zemër

  18. Të kam kërkuar me gjithë zemër; mos më lër të devijoj nga urdhërimet e tua.

  19. Do të ec në liri, sepse kërkoj urdhërimet e tua.

  20. Unë jam yti; shpëtomë, sepse kam kërkuar urdhërimet e tua.

  21. Atëherë ata do të më thërrasin mua, por unë nuk do të përgjigjem; do të më kërkojnë me kujdes, por nuk do të më gjejnë.

  22. Unë i dua ata që më duan, dhe ata që më kërkojnë me kujdes më gjejnë.

  23. Njerëzit e këqij nuk e kuptojnë drejtësinë, por ata që e kërkojnë Zotin kuptojnë çdo gjë.

  24. Tani do të ngrihem dhe do të shkoj rrotull nëpër qytet, nëpër rrugët dhe nëpër sheshet do të kërkoj atë që do zemra ime. E kërkova, por nuk e gjeta.

  25. Sapo i kalova, gjeta atë që do zemra ime. E shtrëngova fort dhe nuk kam ndërmend ta braktis deri sa ta çoj në shtëpinë e nënes sime dhe në dhomën e asaj që më ka ngjizur.