Skip to content

Vargje biblike për Righteousness

480 vargje · 132 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. për të të çliruar nga rruga e keqe, nga njerëzit që flasin për gjëra të këqija,

  2. nga ata që braktisin shtigjet e ndershmërisë për të ecur në rrugët e territ,

  3. që gëzohen kur bëjnë të keqen dhe ndjejnë kënaqësi në çoroditjet e njeriut të keq,

  4. shtigjet e të cilit janë të shtrembëra dhe rrugët dredha-dredha,

  5. për të të shpëtuar nga gruaja që ka shkelur kurorën, nga gruaja e huaj që përdor fjalë mikluese,

  6. që ka braktisur shokun e rinisë së saj dhe ka harruar marrëveshjen e lidhur me Perëndinë.

  7. Sepse shtëpia e saj zbret drejt vdekjes dhe shtigjet e saj drejt të vdekurve.

  8. Asnjë prej atyre që shkojnë tek ajo nuk kthehet, asnjë nuk i arrin shtigjet e jetës.

  9. Kështu do të mund të ecësh në rrugën e të mirëve dhe do të mbetesh në shtigjet e të drejtëve.

  10. sepse Zoti e neverit njeriun e çoroditur, por këshilla e tij është për njerëzit e ndershëm.

  11. Thesaret e padrejtësisë nuk japin dobi, por drejtësia të çliron nga vdekja.

  12. Zoti nuk do të lejojë që i drejti të vuajë nga uria, por hedh poshtë dëshirën e të pabesëve.

  13. Puna e të drejtit i shërben jetës, fitimi i të pabesit mëkatit.

  14. Të pabesit i ndodh ajo nga e cila trembet, por njerëzve të drejtë u jepet ajo që dëshirojnë.

  15. I drejti nuk do të lëvizet kurrë, por të pabesët nuk do të banojnë në tokë.

  16. Drejtësia e njeriut të ndershëm i hap rrugën, por i pabesi bie për shkak të paudhësisë së tij.

  17. Drejtësia e njerëzve të drejtë i çliron këta, por njerëzit e pabesë do të kapen nga vetë ligësia e tyre.

  18. I drejti çlirohet nga fatkeqësia, por i pabesi i zë vendin.

  19. I pabesi realizon një fitim të rremë, por ai që mbjell drejtësi do të ketë një shpërblim të sigurt.

  20. Ashtu si drejtësia të çon në jetë, kështu ai që shkon pas të keqes gjen vdekjen.

  21. Dëshira e të drejtëve është vetëm e mira, por shpresa e të pabesëve është zemërimi.

  22. Kush ka besim në pasuritë e tij do të rrëzohet, por të drejtët do të çelin si gjethe.

  23. Fryti i të drejtit është një dru i jetës, dhe ai që shtie në dorë shpirtërat është i urtë.

  24. Njeriu nuk bëhet i qëndrueshëm me pabesinë, por rrënja e të drejtëve nuk do të lëvizet kurrë.

  25. Mendimet e të drejtëve janë drejtësia, por synimet e të pabesëve janë mashtrimi.