Skip to content

Vargje biblike për Remorse

49 vargje · 1 aspekt

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. sepse jeta ime po mpaket nga pikëllimi dhe vitet e mia nga të qarat; forca ime po mpaket për shkak të mëkatit tim dhe kockat e mia po treten.

  2. Sepse shigjtat e tua më kanë shpuar dhe dora jote më shtyp.

  3. Nuk ka asgjë të shëndoshë në mishin tim për shkak të zemërimit tënd; nuk ka qetësi në kockat e mia për shkak të mëkatit tim.

  4. Paudhësitë e mia e kalojnë në fakt kohën time, janë si një barrë e madhe, shumë e rëndë për mua.

  5. Plagët e mia janë të fëlliqura dhe të qelbëzuara nga marrëzia ime.

  6. Jam krejt i kërrusur dhe i dëshpëruar; sillem tërë ditën rreth e qark duke mbajtur zi,

  7. Ki mëshirë për mua, o Perëndi, sipas mirësisë sate; për dhembushurinë e madhe që ke fshiji të ligat që kam bërë.

  8. Më pastro tërësisht nga paudhësia ime dhe më pastro nga mëkati im,

  9. Sepse i pranoj të ligat që kam bërë, dhe mëkati im më rri gjithnjë përpara.

  10. Kam mëkatuar kundër teje, vetëm kundër teje, dhe kam bërë atë që është e keqe për sytë e tu, me qëllim që ti të njihesh i drejtë kur flet dhe i ndershëm kur gjykon.

  11. Më pastro me hisop dhe do të jem i pastruar; më laj dhe do të jem më i bardhë se bora.

  12. Bëj që të ndjej gëzim dhe ngazëllim; bëj që kockat që ke thyer të kremtojnë edhe ato.

  13. Fshih fytyrën tënde nga mëkatet e mia dhe fshi të tëra paudhësitë e mia.

  14. O Perëndi, krijo tek unë një zemër të pastër dhe përtëri tek unë një frymë të patundur.

  15. Mos më largo nga prania jote dhe mos më hiq Frymën tënde të shenjtë.

  16. Kthemë gëzimin e shpëtimit dhe përkahmë me frymë dashamirës.

  17. Atëherë do t'u mësoj rrugët e tua shkelësve dhe mëkatarët do të kthehen drejt teje.

  18. Çliromë nga gjaku i derdhur, o Perëndi, Perëndi i shpëtimit tim, dhe gjuha ime do të kremtojë tërë gaz drejtësinë tënde.

  19. O Zot, hap buzët e mia, dhe goja ime do të shpallë lëvdimin tënd.

  20. Ti në fakt nuk ndjen ndonjë kënaqësi në flijim, përndryshe do ta ofroja, nuk të pëlqen as olokausti.

  21. Flijimet e Perëndisë janë frymë e thyer; o Perëndi, ti nuk e përçmon zemrën e thyer dhe të penduar.

  22. përkundrazi hodhët poshtë të gjitha këshillat e mia dhe nuk pranuat ndreqjen time,

  23. edhe unë do të qesh me fatkeqësinë tuaj, do të tallem kur të vijë ajo që ju druani,

  24. kur ajo që druani të vijë si një furtunë, dhe fatkeqësia juaj të vijë si një stuhi, kur t'ju mbulojnë fatkeqësia dhe ankthi.

  25. Prandaj tani, bij të mi, më dëgjoni dhe mos u largoni nga fjalët e gojës sime.