Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Quotations and Allusions

636 vargje · 252 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Sepse zelli i shtëpisë sate më ka përpirë dhe fyerjet e rënda të atij që të fyen kanë rënë mbi mua.

  2. U bëftë tryeza e tyre një lak para tyre, dhe begatia e tyre një kurth.

  3. Ju errshin sytë atyre kështu që të mos shohin më, dhe bëj që ijët e tyre të lëkunden vazhdimisht.

  4. Banesa e tyre u shkretoftë dhe askush mos banoftë në çadrat e tyre,

  5. Do të hap gojën time për të thënë shëmbëlltyra, dhe kam për të paraqitur misteret e kohërave të lashta.

  6. dhe bëri që mbi ta të binte mana për të ngrënë dhe u dha atyre grurin e qiellit.

  7. Unë kam thënë: "Ju jeni perëndi, jeni të gjithë bijtë e Shumë të Lartit.

  8. Gjeta Davidin, shërbëtorin tim, dhe e vajosa me vajin tim të shenjtë.

  9. Sepse ai do të urdhëroi Engjëjt e tij të të ruajnë në të gjitha rrugët e tua.

  10. Ata do të të mbajnë në duart e tyre, me qëllim që këmba jote të mos pengohet nga ndonjë gur.

  11. Zoti i njeh mendimet e njeriut dhe e di që nuk janë veçse kotësi.

  12. Sepse ai është Perëndia ynë dhe ne jemi populli i kullotës së tij dhe kopeja për të cilën ai kujdeset. Sot, po të jetë se dëgjoni zërin e tij,

  13. "mos e fortësoni zemrën tuaj si në Meriba, si ditën e Masas në shkretëtirë,

  14. ku etërit tuaj më tunduan dhe më vunë në provë, edhe pse i kishin parë veprat e mia.

  15. Për dyzet vjet e pata neveri atë brez dhe thashë: "Janë një popull me zemër të përdalë dhe nuk i njohin rrugët e mia.

  16. Prandaj u betova në zemërimin tim: Nuk do të hyjnë në prehjen time".

  17. U ngatërrofshin të gjihë ata që u shërbejnë skulpturave dhe ata që mburren me idhujt; rënçin përmbys përpara atij të gjitha perënditë.

  18. Së lashti ti ke vendosur tokën dhe qiejtë janë vepër e duarve të tua;

  19. ata do të zhduken, por ti do të mbetesh; do të konsumohen të gjithë si një rrobe; ti do t'i ndërrosh si një rrobe dhe ata do të ndryshohen.

  20. Por ti je gjithnjë po ai dhe vitet e tua nuk do të kenë kurrë fund.

  21. I bën erërat lajmëtarë të tij dhe flakët e zjarrit shërbëtorë të tij.

  22. më kanë sulmuar me fjalë urrejtjeje dhe më kanë luftuar pa shkak.

  23. Qofshin të pakta ditët e tij dhe një tjetër zëntë vendin e tij.

  24. Zoti i thotë Zotërisë time: "Ulu në të djathtën time deri sa t'i bëj armiqtë e tu stol të këmbëve të tua".

  25. Zoti është betuar dhe nuk do të pendohet: "Ti je prift përjetë sipas urdhërit të Melkisedekut".