Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Quotations and Allusions: Romans 13:9, »Thou shalt not commit adultery...«

12 vargje · 252 aspekte

Vargje për Romans 13:9, »Thou shalt not commit adultery...«

  1. Nuk do të vrasësh.

  2. Nuk do të shkelësh besnikërinë bashkëshortore.

  3. Nuk do të vjedhësh.

  4. Nuk do të bësh dëshmi të rreme kundër të afërmit tënd.

  5. Nuk do të dëshirosh shtëpinë e të afërmit tënd; nuk do të dëshirosh gruan e të afërmit tënd, as shërbëtorin e tij, as shërbëtoren e tij, as lopën e tij, as gomarin e tij, as asgjë tjetër që është e të afërmit tënd".

  6. Nuk do të hakmerresh dhe nuk do të mbash mëri kundër bijve të popullit tënd, por do ta duash të afërmin tënd si veten tënde. Unë jam Zoti.

  7. Ai i tha: ''Cilat?''. Atëherë Jezusi i tha: ''Mos vraj, mos shkel kurorën, mos vidh, mos bëj dëshmi të rreme,

  8. ndero atin tënd dhe nënën tënde dhe duaje të afërmin tënd si veten tënde''.

  9. Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: "Duaje të afërmin tënd porsi vetveten".

  10. Ti i njeh urdhërimet: "Mos shkel kurorën. Mos vrit. Mos vidh. Mos bëj dëshmi të rreme. Mos mashtro. Ndero atin tënd dhe nënën tënde"''.

  11. Ti i njeh urdhërimet: "Mos shkel kurorën, mos vrit, mos vidh, mos thuaj dëshmi të rrem, ndero atin tënd dhe nënën tënde"''.

  12. Sepse urdhërimet: ''Mos shkel kurorë, mos vraj, mos vidh, mos thua dëshmi të rreme, mos lakmo'', dhe në pastë ndonjë urdhërim tjetër, përmblidhen në këtë fjalë: ''Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!''.