Vargje biblike për Quotations and Allusions: Matthew 15:8, »This people draweth nigh...«
Vargje për Matthew 15:8, »This people draweth nigh...«
Prandaj Zoti thotë: "Me qenë se ky popull më afrohet mua vetëm me gojën dhe më nderon me buzët e tij, ndërsa zemra e tij më rri larg dhe frika e tij ndaj meje është vetëm një urdhërim i mësuar nga njerëzit,
Hipokritë, mirë profetizoi Isaia për ju kur tha:
"Ky popull po më afrohet me gojë dhe më nderon me buzët; por zemra e tyre rri larg meje.
Dhe më kot më nderojnë, duke i mësuar doktrina që janë urdhërime nga njerëzit"''.
Por ai duke u përgjigjur u tha atyre: ''Mirë profetizoi Isaia për ju, hipokritë, siç është shkruar: "Ky popull me buzë më nderon, por zemra e tyre rri larg meje.
Por kot më bëjnë një kult, duke mësuar doktrina, të cilat janë porosi nga njerëzit".