Vargje biblike për Patriarchal Government: Forming treaties and alliances
Vargje për Forming treaties and alliances
Por njëri nga të ikurit erdhi dhe ia tha Abram Hebreut, që banonte në lisat e Mamres, Amoreosit, vëlla i Eshkollit dhe vëlla i Anerit, që kishin lidhur aleancë me Abramin.
Në atë kohë Abimeleku, së bashku me Pikolin, kreu i ushtrisë së tij, i foli Abrahamit duke i thënë: "Perëndia është me ty në tërë ato që bën;
prandaj betohu këtu në emër të Perëndisë që ti s'ke për të gënjyer as mua, as bijtë e mi, as nipërit e mi, që ti do të përdorësh ndaj meje dhe vendit ku ke banuar si i huaj po atë dashamirësi që unë kam treguar ndaj teje".
Abrahami u përgjegj: "Betohem".
Pastaj Abrahami e qortoi Abimelekun për shkak të një pusi uji që shërbyesit e Abimelekut e kishin shtënë në dorë.
Abimeleku tha: "Unë nuk e di se kush e ka bërë këtë gjë; ti vetë nuk ma ke njoftuar dhe unë vetëm sot dëgjova të flitet për këtë ngjarje".
Atëherë Abrahami mori dele dhe qe dhe ia dha Abimelekut; dhe të dy lidhën aleancë.
Pastaj Abrahami vuri mënjanë shtatë qengja femër të kopesë.
Dhe Abimeleku i tha Abrahamit: "Ç'kuptim ka ajo që ke vënë shtatë qengja mënjanë?".
Abrahami u përgjegj: "Ti do t'i pranosh nga dora ime këto shtatë qengja, me qëllim që kjo të më vlejë si dëshmi që unë e kam hapur këtë pus".
Prandaj ai e quajti këtë vend Beer-Sheba, sepse aty që të dy ishin betuar.
Kështu lidhën aleancë në Beer-Sheba. Pastaj Abimeleku dhe Pikoli, kreu i ushtrisë të tij, u ngritën dhe u kthyen në vendin e Filistejve.
Atëherë ata u përgjigjën: "Ne e pamë qartë që Zoti është me ty. Kështu thamë: "Le të bëjmë një betim midis nesh, midis nesh dhe teje, dhe të përfundojmë një aleancë me ty":
dhe kështu ti nuk do të na bësh asnjë të keqe, ashtu si ne nuk të kemi prekur, nuk të kemi bërë veçse të mira dhe të kemi lënë të ikësh në paqe. Ti je tani i bekuari i Zotit".
Kështu Isaku shtroi për ta një banket dhe ata hëngrën e pinë.
Të nesërmen në mëngjes u ngritën herët dhe shkëmbyen një betim. Pastaj Isaku i përcolli dhe ata ikën në paqe.
Po atë ditë ndodhi që shërbëtorët e Isakut erdhën për ta lajmëruar për pusin që kishin hapur duke i thënë: "Kemi gjetur ujë".
Dhe ai e quajti atë Shibah. Për këtë arësye qyteti mban emrin Beer-Sheba edhe sot e kësaj dite.