Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Money

192 vargje · 40 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Dhe u tha atyre: ''Mos merrni asgjë për rrugë: as shkop, as trastë, as bukë, as para dhe asnjë prej jush të mos ketë dy tunika me vete.

  2. A nuk shiten vallë pesë harabela për dy pare? E megjithëatë as edhe një prej tyre nuk harrohet përpara Perëndisë.

  3. Dhe, si i thirri dhjetë shërbëtorët e vet, u dha dhjetë mina dhe u tha atyre: "Tregtoni deri sa të kthehem".

  4. Dhe kur ai u kthye, pasi e mori në dorëzim mbretërinë, urdhëroi t'i thërresin ata shërbëtorët, të cilëve u kishte dhënë paratë për të marrë vesh sa kishte fituar secili duke tregtuar.

  5. përse nuk e vure paranë time në bankë që, kur të kthehem, ta marr bashkë me përqindje?".

  6. dhe pa edhe një të ve të varfër që qiti dy pare të vogla

  7. Ata u gëzuan dhe i premtuan t'i japin para.

  8. dhe si bëri një kamxhik me litarë, i dëboi të gjithë nga tempulli bashkë me qetë dhe delet, dhe ua hallakati paratë këmbyesve të monedhave dhe ua përmbysi tavolinat,

  9. Ai, kur pa se Pjetri dhe Gjoni po hynin në tempull, u kërkoi lëmoshë.

  10. Por Pjetri tha: ''Unë nuk kam as argjend, as ar, por atë që kam po ta jap: në emër të Jezu Krishtit Nazarenas, çohu dhe ec!''.

  11. kishte një arë, e shiti dhe solli fitimin dhe i vuri te këmbët e apostujve.

  12. Ata pastaj i mbartën në Sikem dhe i varrosën në varrin që Abrahami pati blerë me argjend nga bijtë e Emorit, ati i Sikemit.

  13. Por Pjetri i tha: ''Le të humbasë paraja jote dhe ti bashkë me të, sepse ti mendove se mund ta blesh me para dhuratën e Perëndisë.

  14. Unë nuk kam dashur as argjend, as ar, as rrobat e ndonjërit.

  15. Por ti, o njeriu i Perëndisë, hiq dorë nga këto dhe ndiq drejtësinë, perëndishmërinë, besimin, dashurinë, zemërgjerësinë dhe zemërbutësinë.

  16. Dënuat dhe vratë të drejtin: ai nuk ju kundërshtoi.

  17. të paranjohur përpara krijimit të botës, por të shfaqur kohët e fundit për ju,