Skip to content

Vargje biblike për Humility: Exemplified

31 vargje · 43 aspekte

Vargje për Exemplified

Filtro sipas librit
  1. Atëherë mbreti David shkoi dhe u ul përpara Zotit dhe tha: "Kush jam unë, o Zot, o Zot, dhe çfarë është shtëpia ime që më bëri të vij deri këtu?

  2. Por kjo ishte akoma një gjë e vogël në sytë e tu, o Zot, o Zot, sepse ti ke folur edhe për shtëpinë e shërbëtorit tënd për një të ardhme të largët; dhe ky është ligji i njeriut, o Zot, o Zot.

  3. Ç'është njeriu që ti ta bësh të madh dhe të kujdesesh për të,

  4. dhe ta vizitosh çdo mëngjes duke e vënë në provë në çdo çast?

  5. Si mund t'i përgjigjem, pra, dhe të zgjedh fjalët e mia për të diskutuar me të?

  6. Edhe sikur të kisha të drejtë, nuk do të kisha mundësi t'i përgjigjem, por do t'i kërkoja mëshirë gjyqtarit tim.

  7. "Ja, jam shpirtvogël, çfarë mund të të përgjigjem? E vë dorën mbi gojën time.

  8. Kam folur një herë, por nuk do të flas më; po, dy herë, por nuk do të shtoj asgjë".

  9. Dëgjomë, pra, dhe unë do të flas; unë do të të bëj pyetje dhe ti do të më përgjigjesh.

  10. Veshi im kishte dëgjuar të flitej për ty por tani syri im të sheh.

  11. Prandaj ndjej neveri ndaj vetes dhe pendohem mbi pluhurin dhe hirin".

  12. Kur mendoj qiejtë e tu, që janë vepër e gishtërinjve të tu, hënën dhe yjet që ti ke vendosur,

  13. çfarë është njeriu, që ta mbash mend, dhe biri i njeriut, që ta vizitosh?

  14. O Zot, zemra ime nuk është mendjemadhe dhe sytë e mi nuk janë krenarë, dhe unë nuk merrem me gjëra tepër të mëdha dhe tepër të larta për mua.

  15. E kam qetësuar dhe e kam tulatur me të vërtetë shpirtin tim, si një fëmijë i zvjerdhur në gjirin e nënes së tij; shpirti im brenda meje është si një foshnje e zvjerdhur.

  16. O Zot, çfarë është njeriu që ti të kujdesesh për të, ose biri i njeriut që ti ta përfillësh?

  17. Njeriu është si një frymë dhe ditët e tij janë si hija që kalon.

  18. Po, unë jam më budalla se gjithë të tjerët dhe nuk kam mendje njeriu.

  19. Nuk kam mësuar diturinë dhe nuk kam dijen e Shenjtorit.

  20. O Zot, unë e di që rruga e njeriut nuk varet nga fuqia e tij dhe njeriu që ecën nuk ka fuqi të drejtojë hapat e tij.

  21. Më korrigjo, o Zot, por me drejtësi, jo në zemërimin tënd për të mos më reduktuar në asgjë.

  22. Atëherë të drejtët do t'i përgjigjen duke thënë: "Zot, kur të pamë të uritur dhe të dhamë për të ngrënë; ose të etur dhe të dhamë për të pirë?

  23. Dhe kur të pamë të huaj dhe të pritëm ose të zhveshur dhe të veshëm?

  24. Dhe kur të pamë të lënguar ose në burg dhe erdhëm te ti?".

  25. Dhe Mbreti duke iu përgjigjur do t'u thotë: "Në të vërt etë po ju them: sa herë ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, këtë ma bëtë mua.