Skip to content

Vargje biblike për Commandments

394 vargje · 3 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Madje ato mësojnë të jenë përtace duke shkuar shtëpi më shtëpi, edhe jo vetëm përtace, por edhe llafazane dhe kureshtare duke folur për gjëra të kota.

  2. Dua, pra, që vejushat e reja të martohen, të kenë fëmijë, të bëhen zonja shtëpie dhe të mos i japin kundërshtarit asnjë shkak për të përfolur;

  3. sepse disa tashmë devijuan për të ndjekur Satanin.

  4. Pleqtë që e drejtojnë mirë parësinë në kishë, le të nderohen dyfish, sidomos ata që mundohen me fjalë e me mësim.

  5. Sepse Shkrimi thotë: "Mos ia lidh gojën kaut që shin në lëmë", dhe: ''Punëtori e ka hak mëditjen e tij''.

  6. Mos prano asnjë padi kundër një plaku, veçse kur ka dy ose tre dëshmitarë.

  7. Ata që mëkatojnë qortoji përpara të gjithëve, që edhe të tjerët të kenë frikë.

  8. Unë të vë në be përpara Perëndisë, dhe Zotit Jezu Krisht dhe engjëjve të zgjedhur, që t'i zbatosh këto gjëra pa paragjykime, dhe mos bëj asgjë me anësi.

  9. Mos i vër duart askujt me ngut dhe mos u bëj pjestar në mëkatet e të tjerëve; ruaje veten të pastër.

  10. Lufto luftën e drejtë të besimit, rrok jetën e përjetshme, në të cilën u thirre dhe për të cilën ke bërë rrëfimin e mirë të besimit përpara shumë dëshmitarëve.

  11. Po të përgjërohem përpara Perëndisë që u jep jetë të gjitha gjërave dhe të Krishtit Jezus, i cili, duke dëshmuar përpara Ponc Pilatit, dhe një dëshmi të mirë besimi,

  12. ta ruash këtë urdhërim pa njolla e te meta, derisa të shfaqet Zoti ynë Jezu Krisht,

  13. që, në kohën e caktuar, do ta tregojë i lumi e i vetmi sundimtar, Mbreti i mbretërve dhe Zot i zotërve,

  14. të bëjnë të mira, të bëhen të pasur në vepra të mira, të jenë bujarë dhe të gatshëm për të dhënë,

  15. duke mbledhur si thesar një themel të mirë për të ardhmen, për të arritur jetën e përjetshme.

  16. O Timote, ruaj atë që të është besuar, duke u shmangur nga fjalët e kota dhe profane dhe nga kundërshtimet e asaj që quhet në mënyrë të rreme shkencë,

  17. të cilën e përqafuan disa dhe dolën nga besimi. Hiri qoftë me ty! Amen!

  18. Ruaje visarin e mirë me anë të Frymës së Shenjtë që rri te ne.

  19. Ti e di se të gjithë ata që janë në Azi më kthyen krahët, dhe midis tyre Figeli dhe Hermogeni.

  20. Shmang gjithashtu diskutimet e marra dhe pa mend, duke ditur se shkaktojnë grindje.

  21. Sepse shërbëtori i Zotit nuk duhet të zihet, por të jetë i butë me të gjithë, i aftë për të mësuar njerëzit dhe i durueshëm,

  22. duke i mësuar me butësi kundërshtarët, me shpresë se Perëndia ua jep atyre të pendohen, që arrijnë të njohin të vërtetën,

  23. dhe të vijnë në vete, duke shpëtuar nga laku i djallit, që i ka zënë robër të vullnetit të tij.

  24. të padhembshur, të papajtueshëm, shpifës, të papërmbajtur, mizorë, që s'e duan të mirën,

  25. tradhtarë, kokëshkretë, fodullë, dëfrimdashës më fort se perëndidashës,