Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Civil Officer: Appointed by kings

28 vargje · 2 aspekte

Vargje për Appointed by kings

Filtro sipas librit
  1. Joabi, bir i Tserujahut, ishte komandant i ushtrisë; Jozafat, bir i Ahiludit, ishte arkivist;

  2. Tsadoku, bir i Ahitubit, dhe Ahimeleku, bir i Abietharit, ishin priftërinj; Serajahu ushtronte funksionin e sekretarit;

  3. Benajahu, bir i Jehojadit, ishte kreu i Kerethejve dhe i Pelethejve, dhe bijtë e Davidit ishin ministra.

  4. Joabi ishte në krye të gjithë ushtrisë së Izraelit; Benajahu, bir i Jehojadit, ndodhej në krye të Kerethejve dhe të Pelethejve.

  5. Adorami merrej me haraçet; Jozafati, bir i Ahiludit, ushtronte funksionin e kançelierit;

  6. Sheva ishte sekretar; Tsadoku dhe Abiathari ishin priftërinj;

  7. dhe Ira i Jairit ishte kryeministri i Davidit.

  8. Mbreti Salomon mbretëronte mbi tërë Izraelin.

  9. Këta ishin funksionarët e tij të lartë: Azariahu, bir i priftit Tsadok,

  10. Elihorefi dhe Ahijahu, bij të Shishas, ishin sekretarë; Jozafati, bir i Ahiludit, ishte kancelier;

  11. Benajahu, bir i Jehojadit, ishte komandant i ushtrisë; Tsadoku dhe Abiathari ishin priftërinjtë;

  12. Azariahu, bir i Nathanit, ishte kryetar i prefektëve; Zabudi, bir i Nathanit, ishte prift dhe këshilltar personal i mbretit.

  13. Ahishari ishte maxhordom dhe Adinorami, bir i Abdas, ishte caktuar për haraçet.

  14. Salomoni kishte dymbëdhjetë prefektë në të gjithë Izraelin, të cilët kujdeseshin për mbajtjen e mbretit dhe të shtëpisë së tij; secili prej tyre ishte ngarkuar për tu kujdesur për një muaj në vit.

  15. Këto janë emrat e tyre: Ben-Hur në krahinën malore të Efraimit;

  16. Ben-Dekjer në Makats, Shaalbim, Beth-Shemesh dhe Elon të Beth-Hananit;

  17. Ben-Hesed në Aruboth; Sokothi dhe tërë vendi i Heferit ishin pronë e tij;

  18. Ben-Abinabadi, në gjithë krahinën e Dorit; Tafatha, bijë e Salomonit, ishte gruaja e tij;

  19. Baana, bir i Ahiludit, kishte Taanakun, Megidon dhe tërë Beth-Shenin, që është pranë Tsarethanit, poshtë Jizreelit, dhe që shtrihet nga Beth-Sheani deri në Abel-Meholahu dhe matanë Jokneamit.

  20. Ben-Geber, në Ramoth të Galaadit, kishte fshatrat e Jairit, birit të Manasit, në Galaad, si edhe Argobin në Bashan, gjashtëdhjetë qytete të mëdha me mure dhe shule prej bronzi;

  21. Ahinadabi, bir i Idos, në Mahanaim;

  22. Ahimatsi, në Neftali; edhe ai kishte për grua Basmethin, një nga bijat e Salomonit;

  23. Banahun, bir i Hushait, në Asher dhe në Aloth;

  24. Jozafati, bir i Parnahut, në Isakar;

  25. Shimei, bir i Elahut, në Beniamin;