Skip to content

Vargje biblike për Civil Officer

32 vargje · 2 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Zgjidhni nga fiset tuaja burra të urtë, me gjykim e me përvojë, dhe unë do t'i bëj prijës tuaj".

  2. Dhe ju m'u përgjigjët, duke thënë: "Ajo që ti propozon të bësh është e mirë".

  3. Atëherë mora prijësit e fiseve tuaja, njerëz të urtë dhe me përvojë, dhe i caktova si prijës tuaj, prijës të mijërave, të qindrave të pesëdhjetëve, të dhjetrave, dhe oficerë të fiseve tuaja.

  4. Në atë kohë u dhashë këtë urdhër gjykatësve tuaj, duke u thënë: "Dëgjoni dhe gjykoni me drejtësi grindjet midis vëllezërve tuaj, midis një njeriu dhe të vëllait ose të huajit që ndodhet pranë tij.

  5. Joabi, bir i Tserujahut, ishte komandant i ushtrisë; Jozafat, bir i Ahiludit, ishte arkivist;

  6. Tsadoku, bir i Ahitubit, dhe Ahimeleku, bir i Abietharit, ishin priftërinj; Serajahu ushtronte funksionin e sekretarit;

  7. Benajahu, bir i Jehojadit, ishte kreu i Kerethejve dhe i Pelethejve, dhe bijtë e Davidit ishin ministra.

  8. Joabi ishte në krye të gjithë ushtrisë së Izraelit; Benajahu, bir i Jehojadit, ndodhej në krye të Kerethejve dhe të Pelethejve.

  9. Adorami merrej me haraçet; Jozafati, bir i Ahiludit, ushtronte funksionin e kançelierit;

  10. Sheva ishte sekretar; Tsadoku dhe Abiathari ishin priftërinj;

  11. dhe Ira i Jairit ishte kryeministri i Davidit.

  12. Mbreti Salomon mbretëronte mbi tërë Izraelin.

  13. Këta ishin funksionarët e tij të lartë: Azariahu, bir i priftit Tsadok,

  14. Elihorefi dhe Ahijahu, bij të Shishas, ishin sekretarë; Jozafati, bir i Ahiludit, ishte kancelier;

  15. Benajahu, bir i Jehojadit, ishte komandant i ushtrisë; Tsadoku dhe Abiathari ishin priftërinjtë;

  16. Azariahu, bir i Nathanit, ishte kryetar i prefektëve; Zabudi, bir i Nathanit, ishte prift dhe këshilltar personal i mbretit.

  17. Ahishari ishte maxhordom dhe Adinorami, bir i Abdas, ishte caktuar për haraçet.

  18. Salomoni kishte dymbëdhjetë prefektë në të gjithë Izraelin, të cilët kujdeseshin për mbajtjen e mbretit dhe të shtëpisë së tij; secili prej tyre ishte ngarkuar për tu kujdesur për një muaj në vit.

  19. Këto janë emrat e tyre: Ben-Hur në krahinën malore të Efraimit;

  20. Ben-Dekjer në Makats, Shaalbim, Beth-Shemesh dhe Elon të Beth-Hananit;

  21. Ben-Hesed në Aruboth; Sokothi dhe tërë vendi i Heferit ishin pronë e tij;

  22. Ben-Abinabadi, në gjithë krahinën e Dorit; Tafatha, bijë e Salomonit, ishte gruaja e tij;

  23. Baana, bir i Ahiludit, kishte Taanakun, Megidon dhe tërë Beth-Shenin, që është pranë Tsarethanit, poshtë Jizreelit, dhe që shtrihet nga Beth-Sheani deri në Abel-Meholahu dhe matanë Jokneamit.

  24. Ben-Geber, në Ramoth të Galaadit, kishte fshatrat e Jairit, birit të Manasit, në Galaad, si edhe Argobin në Bashan, gjashtëdhjetë qytete të mëdha me mure dhe shule prej bronzi;

  25. Ahinadabi, bir i Idos, në Mahanaim;