Skip to content

Vargje biblike për Animals

136 vargje · 25 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Atëherë Zoti dërgoi midis popullit gjarpërinj flakërues, të cilët kafshonin njerëzit, dhe shumë Izraelitë vdiqën.

  2. Dhe kështu populli shkoi te Moisiu dhe i tha: "Kemi mëkatuar, sepse kemi folur kundër Zotit dhe kundër teje; lutju Zotit që të largojë nga ne këta gjarpërinj" Dhe Moisiu u lut për popullin.

  3. Nuk do të hash asgjë të neveritshme.

  4. Këto janë kafshët që mund të hani: lopa, delja, dhia,

  5. dreri, gazela, dhia e egër, stambeku, antilopa dhe kaprolli.

  6. Mund të hani çdo kafshë që e ka thundrën të ndarë, dhe që përtypet midis kafshëve.

  7. Por nga ato që vetëm përtypen dhe që kanë vetëm thundrën të ndarë nuk do të hani devenë, lepurin dhe baldosën, që përtypen por nuk e kanë thundrën të ndarë; për ju janë të papastra;

  8. edhe derri, që e ka thundrën të ndarë por nuk përtypet, është i papastër për ju. Nuk do të hani mishin e tyre dhe nuk do të prekni trupat e tyre të vdekur.

  9. Ndër të gjitha kafshët që rrojnë në ujë, mund të hani të gjitha ato që kanë pendë dhe luspa;

  10. por nuk do të hani asnjë nga ato që nuk kanë pendë dhe luspa; janë të papastra për ju.

  11. Mund të hani çdo zog të pastër;

  12. por nuk do të hani këto: shqiponjën, shqiponjën e detit dhe fajkuan e detit,

  13. qiftin, fajkuan dhe çdo lloj zhgabe,

  14. çdo lloj korbi,

  15. strucin, kukuvajkën mjekroshe, pulëbardhën dhe çdo lloj krahathatë,

  16. bufin, ibisin, mjellmën,

  17. pelikanin, martin peshkatarin, kormoranin,

  18. lejlekun, çdo lloj gate, pupëzën dhe lakuriqin e natës.

  19. Çdo insekt që fluturon është i papastër për ju; nuk do ta hani.

  20. Por mund të hani çdo zog që është i pastër.

  21. Por pyeti tani kafshët dhe do të të mësojnë, zogjtë e qiellit dhe do të ta thonë,

  22. ose foli tokës, dhe ajo do të të mësojë, dhe peshqit e detit do të ta tregojnë.

  23. Të mia janë në fakt tërë kafshët e pyllit; imja është bagëtia që ndodhet me mijëra ndër male.

  24. I njohim tërë zogjtë e maleve; dhe të gjitha ato që lëvizin në fushat janë të miat.

  25. Po të kisha uri, nuk do ta thoja; sepse bota dhe sa ajo përmban janë të miat.