Kalo te përmbajtja

circa 1010–970 BC

The Reign of David

David unites the tribes, conquers Jerusalem, and establishes Israel's golden age—even through deep personal failure.

1,230 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 2 Samuelit 11:14rreth 1035 p.e.s.

    Të nesërmen në mëngjes, Davidi i shkroi një letër Joabit dhe ia dërgoi me anë të Uriahut.

  2. 2 Samuelit 11:15rreth 1035 p.e.s.

    Në letër kishte shkruar kështu: "Vendoseni Uriahun në vijë të parë, ku beteja është më e ashpër, pastaj tërhiquni nga ai, me qëllim që të goditet dhe të vdesë".

  3. 2 Samuelit 11:16rreth 1035 p.e.s.

    Ndërsa rrethonte qytetin, Joabi e vuri Uriahun në vendin ku e dinte se kishte njerëz trima.

  4. 2 Samuelit 11:17rreth 1035 p.e.s.

    Banorët e qytetit bënë një dalje dhe sulmuan Joabin, disa nga shërbëtorët e Davidit ranë dhe vdiq edhe Hiteu Uriah.

  5. 2 Samuelit 11:18rreth 1035 p.e.s.

    Atëherë Joabi dërgoi një lajmëtar për t'i njoftuar Davidit tërë ngjarjet e luftës,

  6. 2 Samuelit 11:19rreth 1035 p.e.s.

    dhe i dha lajmëtarit këtë urdhër: "Kur të kesh mbaruar së treguari mbretit tërë ngjarjet e luftës,

  7. 2 Samuelit 11:20rreth 1035 p.e.s.

    në qoftë se ai zemërohet dhe të thotë: "Pse iu afruat qytetit për të luftuar? A nuk e dinit që do të gjuanin nga muret lart?

  8. 2 Samuelit 11:21rreth 1035 p.e.s.

    Kush e vrau Abimelekun, birin e Jerubeshethit? A nuk qe një grua që i hodhi një gur nga muret, dhe kështu ai vdiq në Thebets?. Sepse ju jeni afruar te murët?", atëherë ti do të thuash: "Vdiq edhe shërbëtori yt Hiteu Uriah"".

  9. 2 Samuelit 11:22rreth 1035 p.e.s.

    Kështu lajmëtari u nis dhe, kur arriti, i tregoi Davidit të gjitha ato që Joabi e kishte ngarkuar të thoshte.

  10. 2 Samuelit 11:23rreth 1035 p.e.s.

    Lajmëtari i tha Davidit: "Armiqtë patën epërsi mbi ne dhe bënë një dalje kundër nesh në fushë të hapur, por ne i sprapsëm deri në hyrjen e portës;

  11. 2 Samuelit 11:24rreth 1035 p.e.s.

    atëherë harkëtarët gjuajtën mbi shërbëtorët e tu nga lartësia e mureve dhe disa shërbëtorë të mbretit vdiqën, dhe vdiq edhe shërbëtori yt, Hiteu Uriah".

  12. 2 Samuelit 11:25rreth 1035 p.e.s.

    Atëherë Davidi i tha lajmëtarit: "Do t'i thuash kështu Joabit: "Mos u hidhëro për këtë gjë, sepse shpata ha o njerin o tjetrin; lufto me forcë më të madhe kundër qytetit dhe shkatërroje". Dhe ti jepi zemër".

  13. 2 Samuelit 11:26rreth 1035 p.e.s.

    Kur gruaja e Uriahut dëgjoi që burri i saj kishte vdekur, ajo mbajti zi për bashkëshortin e saj.

  14. 2 Samuelit 11:27rreth 1035 p.e.s.

    Me të mbaruar zija, Davidi dërgoi ta marrë dhe e priti në shtëpinë e tij. Ajo u bë gruaja e tij dhe i lindi një djalë. Por ajo që Davidi kishte bërë nuk i pëlqeu Zotit.

  15. 2 Samuelit 12:1rreth 1034 p.e.s.

    Pastaj Zoti i dërgoi Nathanin Davidit; dhe Nathani shkoi tek ai dhe i tha: "Na ishin dy njerëz në të njëjtin qytet, njeri i pasur dhe tjetri i varfër.

  16. 2 Samuelit 12:2rreth 1034 p.e.s.

    I pasuri kishte një numër të madh kopesh me bagëti të imët dhe të trashë;

  17. 2 Samuelit 12:3rreth 1034 p.e.s.

    por i varfëri nuk kishte asgjë, veçse një qengj femër që e kishte blerë dhe ushqyer; ai ishte rritur bashkë me të dhe me fëmijët e tij, duke ngrënë ushqimin e tij, duke pirë në kupën e tij dhe duke fjetur mbi gjirin e tij; ishte për të si bija e tij.

  18. 2 Samuelit 12:4rreth 1034 p.e.s.

    Një udhëtar arriti në shtëpinë e njeriut të pasur; ky refuzoi të merrte ndonjë bagëti nga kopetë e tij për t'i përgatitur për të ngrënë udhëtarit që kishte ardhur tek ai, por mori manarin e njeriut të varfër dhe e gatoi për njeriun që i kishte ardhur"

  19. 2 Samuelit 12:5rreth 1034 p.e.s.

    Atëherë zemërimi i Davidit u rrit me të madhe kundër këtij njeriu dhe i tha Nathanit: "Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, ai që ka bërë këtë gjë meriton të vdesë!

  20. 2 Samuelit 12:6rreth 1034 p.e.s.

    Ai do t'a paguajë katërfish vlerën e manarit, sepse ka bërë një gjë të tillë dhe nuk ka pasur mëshirë".

  21. 2 Samuelit 12:7rreth 1034 p.e.s.

    Atëherë Nathani i tha Davidit: "Ti je ai njeri! Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Unë të kam vajosur mbret të Izraelit dhe të kam çliruar nga duart e Saulit.

  22. 2 Samuelit 12:8rreth 1034 p.e.s.

    Të kam dhënë shtëpinë e zotërisë sate, të kam vënë në krahët e tua gratë e zotërisë tënd dhe të kam dhënë shtëpinë e Izraelit dhe të Judës; dhe në qoftë se kjo ishte shumë pak, unë do të të kisha dhënë shumë gjëra të tjera.

  23. 2 Samuelit 12:9rreth 1034 p.e.s.

    Pse, pra, ke përçmuar fjalën e Zotit, duke bërë atë që është e keqe për sytë e tij? Ti ke bërë të vdesë me shpatë Hiteun Uriah, more për grua bashkëshorten e tij dhe e vrave me shpatën e bijve të Amonit.

  24. 2 Samuelit 12:10rreth 1034 p.e.s.

    Kështu, pra, shpata nuk do të largohet kurrë nga shtëpia jote, sepse ti më ke përçmuar dhe ke marrë gruan e Hiteut Uriah si bashkëshorten tënde".

  25. 2 Samuelit 12:11rreth 1034 p.e.s.

    Kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të sjell kundër teje fatkeqësinë nga vetë shtëpia jote, dhe do t'i marrë gratë e tua para syve të tu për t'ia dhënë një tjetri, që do të bashkohet me to ditën.