Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Luka 8:25rreth 31 e.s.

    Dhe Jezusi u tha dishepujve të vet: ''Ku është besimi juaj?''. Dhe ata, të frikësuar, mrekulloheshin dhe i thoshnin njeri tjetrit: ''Vallë, kush është ky, që urdhëron edhe erën dhe ujin, dhe ata i binden?''.

  2. Luka 8:26rreth 31 e.s.

    Pastaj lundruan drejt krahinës së Gadareasve, që ndodhet përballë Galilesë;

  3. Luka 8:27rreth 31 e.s.

    dhe, porsa Jezusi zbriti në tokë, i doli përpara një njeri nga ai qytet, i cili prej shumë kohe ishte pushtuar nga demonët, nuk vishte rroba, nuk banonte në shtëpi, por ndër varreza.

  4. Luka 8:28rreth 31 e.s.

    Kur e pa Jezusin, lëshoi një britmë, iu hodh ndër këmbë dhe tha me zë të lartë: ''Ç'ka mes meje dhe ty, Jezus, Biri i Perëndisë Shumë të Lartë? Të lutem, mos më mundo!''.

  5. Luka 8:29rreth 31 e.s.

    Sepse Jezusi po i jepte urdhër frymës së ndyrë të dilte nga ai njeri, sepse shumë herë e kishte pushtuar dhe ndonëse e kishin lidhur me zinxhirë e me pranga dhe e ruanin, ai i këpuste prangat dhe shtyhej prej demonit nëpër shkretëtirat.

  6. Luka 8:30rreth 31 e.s.

    Dhe Jezusi e pyeti duke thënë: ''Si e ke emrin?''. Dhe ai u përgjigj: ''Legjion''. Sepse shumë demonë i kishin hyrë në të.

  7. Luka 8:31rreth 31 e.s.

    Dhe ata e lutnin të mos i urdhëronte të shkonin në humnerë.

  8. Luka 8:32rreth 31 e.s.

    Dhe aty ishte një tufë e madhe derrash që kullotnin në mal, dhe këta demonë iu lutën t'i lejonte të hynin në ta. Ai ua lejoi atyre.

  9. Luka 8:33rreth 31 e.s.

    Atëherë demonët, si dolën nga ai njeri, hynë te derrat, dhe ajo tufë u turr nga gremina në liqen dhe u mbyt.

  10. Luka 8:34rreth 31 e.s.

    Kur panë ç'ndodhi, ata që i ruanin derrat ikën dhe e çuan lajmin në qytet e nëpër fshatra.

  11. Luka 8:35rreth 31 e.s.

    Atëherë njerëzit dolën për të parë ç'kishte ndodhur dhe erdhën te Jezusi, dhe gjetën atë njeri, nga i cili kishin dalë demonët, të ulur te këmbët e Jezusit, të veshur dhe me mendje në rregull, dhe patën frikë.

  12. Luka 8:36rreth 31 e.s.

    Ata që e kishin parë ngjarjen, u treguan atyre si ishte shëruar i idemonizuari.

  13. Luka 8:37rreth 31 e.s.

    Atëherë gjithë popullsia e krahinës së Gadareasve, i kërkoi Jezusit të largohej prej tyre, sepse i kishte zënë një frikë e madhe. Dhe Jezusi hyri në barkë dhe u kthye mbrapa.

  14. Luka 8:38rreth 31 e.s.

    Ndërkaq njeriu prej të cilit dolën demonët, i lutej të rrinte me të; por Jezusi e përcolli duke i thënë:

  15. Luka 8:39rreth 31 e.s.

    ''Kthehu në shtëpinë tënde dhe trego çfarë gjërash të mëdha ka bërë Perëndia për ty''. Dhe ai shkoi anembanë qytetit duke treguar gjërat e mëdha që Jezusi bëri për të.

  16. Luka 8:40rreth 31 e.s.

    Ndodhi që, kur Jezusi u kthye, turma e mirëpriti sepse të gjithë e prisnin.

  17. Luka 8:41rreth 31 e.s.

    Dhe ja, erdhi një njeri me emër Jair, që ishte kryetari i sinagogës; ai i ra ndër këmbë Jezusit dhe iu lut të shkonte në shtëpinë e tij,

  18. Luka 8:42rreth 31 e.s.

    sepse ai kishte një vajzë të vetme rreth dymbëdhjetë vjeçe, që ishte për vdekje. Ndërsa Jezusi po shkonte atje, turma po shtyhej përreth tij.

  19. Luka 8:43rreth 31 e.s.

    Dhe një grua që kishte një fluks gjaku prej dymbëdhjetë vjetësh dhe kishte shpenzuar ndër mjekë gjithë pasurinë e saj, pa mundur që të shërohej nga njeri,

  20. Luka 8:44rreth 31 e.s.

    iu afrua nga pas dhe i preku cepin e rrobës së tij dhe në atë çast iu pre fluksi i gjakut.

  21. Luka 8:45rreth 31 e.s.

    Dhe Jezusi tha: ''Kush më preku?''. Mbasi të gjithë e mohuan, Pjetri dhe ata që ishin me të, thanë: ''Mësues, turmat po shtyhen dhe po të ndeshin dhe ti thua: "Kush më preku?"''.

  22. Luka 8:46rreth 31 e.s.

    Por Jezusi tha: ''Dikush më preku, sepse e ndjeva që një fuqi doli prej meje''.

  23. Luka 8:47rreth 31 e.s.

    Atëherë gruaja, duke parë se nuk mbeti e padiktuar, erdhi, duke u dridhur e tëra, dhe i ra ndër këmbë dhe i deklaroi në prani të gjithë popullit, përse e kishte prekur dhe si ishte shëruar në çast.

  24. Luka 8:48rreth 31 e.s.

    Dhe ai i tha: ''Merr zemër, bijë; besimi yt të shëroi; shko në paqe!''.

  25. Luka 8:49rreth 31 e.s.

    Ndërsa Jezusi vazhdonte të fliste, erdhi një nga shtëpia e kryetarit të sinagogës dhe i tha: ''Vajza jote vdiq, mos e shqetëso Mësuesin''.