circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Luka 7:25rreth 31 e.s.
Po, ç'dolët të shihni? Një njeri të veshur me rroba të buta? Ja, ata që veshin rroba të shkëlqyera dhe jetojnë në bollëk banojnë në pallatet e mbretërve.
- Luka 7:26rreth 31 e.s.
Por, ç'dolët të shihni? Një profet? Po, unë po ju them: akoma më shumë se një profet.
- Luka 7:27rreth 31 e.s.
Ai është ai për të cilin u shkrua: "Ja, unë po dërgoj përpara fytyrës tënde lajmëtarin tim, që do ta përgatitë rrugën sate para teje".
- Luka 7:28rreth 31 e.s.
Sepse unë po ju them që nga të lindurit prej gruaje nuk ka asnjë profet më të madh se Gjon Pagëzori; por më i vogli në mbretërinë e Perëndisë është më i madh se ai''.
- Luka 7:29rreth 31 e.s.
Dhe gjithë populli që e dëgjoi dhe tagrambledhësit e pranuan drejtësinë e Perëndisë dhe u pagëzuan me pagëzimin e Gjonit.
- Luka 7:30rreth 31 e.s.
Por farisenjtë dhe mësuesit e ligjit e refuzuan planin e Perëndisë për ta dhe nuk u pagëzuan.
- Luka 7:31rreth 31 e.s.
Atëherë Zoti tha: ''Me çfarë t'i krahasoj, pra, njerëzit e këtij brezi? Dhe kujt i ngjajnë?
- Luka 7:32rreth 31 e.s.
U ngjajnë fëmijëve që ulen ndër sheshe dhe i bërtasin njëri-tjetrit duke thënë: "Ne i kemi rënë fyellit për ju dhe ju nuk keni kërcyer; ne kemi kënduar vajtime për ju dhe ju nuk keni qarë".
- Luka 7:33rreth 31 e.s.
Erdhi, pra, Gjon Pagëzori, që nuk ha bukë dhe as pi verë dhe ju thoni: "Ai ka një demon".
- Luka 7:34rreth 31 e.s.
Erdhi Biri i njeriut që ha dhe pi, dhe ju thoni: "Ja grykësi dhe pijaneci, miku i tagrambledhësve dhe i mëkatarëve".
- Luka 7:35rreth 31 e.s.
Por urtisë i japin të drejtë gjithë bijtë e saj''.
- Luka 7:36rreth 31 e.s.
Një nga farisenjtë e ftoi atë të hajë bashkë me të; dhe ai hyri në shtëpinë e fariseut dhe u ul në tryezë.
- Luka 7:37rreth 31 e.s.
Dhe ja, një grua nga ai qytet, që ishte një mëkatare, kur mori vesh se ai ishte në tryezën e shtëpisë së një fariseu, solli një enë alabastri plot me vaj erëkëndshëm.
- Luka 7:38rreth 31 e.s.
Dhe, duke qëndruar prapa te këmbët e tij dhe duke qarë, filloi t'ia lajë me lot këmbët dhe t'ia fshijë me flokët e kokës së saj; dhe t'ia puthte e t'ia vajoste me vaj erëkëndshëm.
- Luka 7:39rreth 31 e.s.
Kur e pa këtë gjë, fariseu që e kishte ftuar, tha me vete: ''Nëse ky do të ishte një profet, do ta dinte çfarë lloj njeriu është gruaja që po e prek, sepse ajo është një mëkatare.
- Luka 7:40rreth 31 e.s.
Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, i tha: ''Simon, kam diçka për të të thënë''. Dhe ai tha: ''Fol, Mësues''.
- Luka 7:41rreth 31 e.s.
Dhe Jezusi i tha: ''Një huadhënës kishte dy huamarrës; njëri i kishte borxh pesëqind denarë dhe tjetri pesëdhjetë.
- Luka 7:42rreth 31 e.s.
Meqë ata nuk kishin të paguanin, ai ua fali borxhin të dyve. Sipas teje, cili nga ata do ta dojë më shumë?''.
- Luka 7:43rreth 31 e.s.
Dhe Simoni, duke u përgjigjur, tha: ''Ma do mendja, ai, të cilit i fali më shumë''. Dhe Jezusi i tha: ''Gjykove drejt''.
- Luka 7:44rreth 31 e.s.
Pastaj, si u suall nga gruaja, i tha Simonit: ''A e sheh këtë grua? Unë hyra në shtëpinë tënde dhe ti nuk më dhe ujë për të larë këmbët; ajo, përkundrazi, m'i lau këmbët me lot dhe m'i fshiu me flokët e kresë.
- Luka 7:45rreth 31 e.s.
Ti nuk më dhe as edhe një puthje; por ajo, qysh se hyra, nuk pushoi së puthuri këmbët e mia.
- Luka 7:46rreth 31 e.s.
Ti nuk ma vajose kokën me vaj; kurse ajo m'i vajosi këmbët me vaj erëkëndshëm.
- Luka 7:47rreth 31 e.s.
Prandaj unë po të them se mëkatet e saj të shumta i janë falur, sepse ka dashur shumë; por kujt i falen pak, do pak''.
- Luka 7:48rreth 31 e.s.
Pastaj i tha asaj: ''Mëkatet e tua të janë falur''.
- Luka 7:49rreth 31 e.s.
Atëherë ata që ishin në tryezë bashkë me të filluan të thonin me vete: ''Po kush qenka ky që po falka edhe mëkatet?''.