Kalo te përmbajtja

circa 605–538 BC

The Babylonian Exile

Jerusalem falls and the temple burns; Ezekiel and Daniel minister among the exiles as Lamentations mourns the city's ruin.

1,784 vargje · 3 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Ezekieli 34:23rreth 587 p.e.s.

    Do të vendos mbi to një bari të vetëm që do t'i kullosë, shërbëtorin tim David. Ai do t'i kullosë dhe ka për të qenë bariu i tyre.

  2. Ezekieli 34:24rreth 587 p.e.s.

    Dhe unë, Zoti, do të jem Perëndia i tyre dhe shërbëtori im Davidi do të jetë princ në mes tyre. Unë, Zoti, fola.

  3. Ezekieli 34:25rreth 587 p.e.s.

    Do të vendos me to një besëlidhje paqeje dhe do të zhduk nga vendi kafshët e liga, kështu ato do të mund të rrinë të sigurta në shkretëtirë dhe të flenë nëpër pyje.

  4. Ezekieli 34:26rreth 587 p.e.s.

    Dhe do t'ua bëj të bekura vendet rreth kodrës sime; do të bëj të bjerë shiu në kohën e duhur, dhe do të jenë shira bekimi.

  5. Ezekieli 34:27rreth 587 p.e.s.

    Druri i fushës do të japë frytin e tij dhe toka do të japë prodhimet e saj. Ato do të jenë të sigurta në tokën e tyre dhe do të pranojnë që unë jam Zoti, kur do të këpus shufrat e zgjedhës së tyre dhe do t'i çliroj nga dora e atyre që i mbanin në skllavëri.

  6. Ezekieli 34:28rreth 587 p.e.s.

    Dhe nuk do të jenë më pre e kombeve as do t'i hanë më bishat e fushës, por do të qëndrojnë të sigurta dhe askush nuk ka për t'i trembur.

  7. Ezekieli 34:29rreth 587 p.e.s.

    Do ta bëj që të mbijë për ta një kopësht me famë të madhe; nuk do të konsumohen më nga uria në vend dhe nuk do të mbajnë më turpin e kombeve.

  8. Ezekieli 34:30rreth 587 p.e.s.

    Kështu ata do të pranojnë që unë, Zoti, Perëndia i tyre, jam me ta, dhe që ata, shtëpia e Izraelit, janë populli im", thotë Zoti, Zoti.

  9. Ezekieli 34:31rreth 587 p.e.s.

    "Ju jeni delet e mia, delet e kullotës sime; jeni njerëz dhe unë jam Perëndia juaj", thotë Zoti.

  10. Ezekieli 35:1rreth 587 p.e.s.

    Fjala e Zotit m'u drejtua përsëri, duke thënë:

  11. Ezekieli 35:2rreth 587 p.e.s.

    "Bir njeriu, kthe fytyrën tënde nga mali Seir dhe profetizo kundër tij,

  12. Ezekieli 35:3rreth 587 p.e.s.

    dhe i thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë jam kundër teje, o mal i Seirit. Do ta shtrij dorën time kundër teje dhe do të të kthej në një mjerim dhe në një shkreti.

  13. Ezekieli 35:4rreth 587 p.e.s.

    Do t'i kthej qytetet e tua në gërmadha dhe ti do të bëhesh një shkreti. Atëherë do të pranosh që unë jam Zoti.

  14. Ezekieli 35:5rreth 587 p.e.s.

    Sepse ti ke patur një armiqësi të vjetër dhe i ke dorëzuar bijtë e Izraelit në mëshirë të shpatës në kohën e fatkeqësisë së tyre, kur paudhësia e tyre kishte arritur kulmin.

  15. Ezekieli 35:6rreth 587 p.e.s.

    Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti, Zoti, "të ruaj për gjak dhe gjaku do të të ndjekë; duke qenë se nuk e ke urryer gjakun, gjaku do të të ndjekë.

  16. Ezekieli 35:7rreth 587 p.e.s.

    Kështu do ta katandis malin Seir në një mjerim dhe në një shkreti dhe do të shfaros ata që shkojnë dhe që vijnë.

  17. Ezekieli 35:8rreth 587 p.e.s.

    Do t'i mbush malet e tij me të vrarët e tij; në të gjitha kodrat e tua, në luginat e tua dhe në të gjitha përroskat e tua do të bien të vrarët nga shpata.

  18. Ezekieli 35:9rreth 587 p.e.s.

    Do të të katandis në një shkreti përjetë dhe qytetet e tua nuk do të banohen më; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti.

  19. Ezekieli 35:10rreth 587 p.e.s.

    Sepse ke thënë: "Këta dy kombe dhe këto dy vende do të jenë të mitë; ne do t'i zotërojmë", megjithëse aty ishte Zoti,

  20. Ezekieli 35:11rreth 587 p.e.s.

    ashtu siç është e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti, Zoti, "unë do të veproj me po atë zemërimin tënd dhe me xhelozinë që ke treguar në urrejtjen tënde kundër tyre dhe do të bëhem i njohur në mes tyre kur të të gjykoj.

  21. Ezekieli 35:12rreth 587 p.e.s.

    Ti atëherë do të pranosh që unë, Zoti, kam dëgjuar të gjitha fyerjet që ke shqiptuar kundër maleve të Izraelit, duke thënë: "Janë të shkretuar; na janë dhënë neve për ti gllabëruar".

  22. Ezekieli 35:13rreth 587 p.e.s.

    Me gojën tuaj jeni mburrur kundër meje dhe i keni shumuar fjalët tuaja kundër meje, kam dëgjuar çdo gjë".

  23. Ezekieli 35:14rreth 587 p.e.s.

    Kështu thotë Zoti, Zoti: "Kur gjithë toka do të gëzohet, unë do të të katandis në shkreti.

  24. Ezekieli 35:15rreth 587 p.e.s.

    Me qenë se u gëzove që trashëgimia e shtëpisë së Izraelit ishte katandisur në shkreti, unë do të veproj kështu me ty: do të bëhesh i shkretë, o mal i Seirit, madje edhe tërë Edomi. Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti".

  25. Ezekieli 36:1rreth 587 p.e.s.

    "Ti bir njeriu, profetizo u maleve të Izraelit dhe u thuaj: O male të Izraelit, dëgjoni fjalët e Zotit.