Kalo te përmbajtja

Jesus

3,872 vargje · 6 anëtarë të familjes

I njohur edhe si: Jesus Christ, Immanuel, Emmanuel, Christ

Vargje që përmendin Jesus

Filtro sipas librit
  1. Jezusi e mori vesh se e nxorën jashtë dhe, kur e gjeti, i tha: ''A beson ti në Birin e Perëndisë?''.

  2. Ai u përgjigj dhe tha: ''Kush është, Zot, që unë të besoj në të?''.

  3. Dhe Jezusi i tha: ''Ti e ke parë; është pikërisht ai që po të flet''.

  4. Atëherë ai tha: ''Unë besoj, o Zot''; dhe e adhuroi.

  5. Pastaj Jezusi tha: ''Unë kam ardhur në këtë botë për të bërë një gjyq, që ata që nuk shohin të shohin dhe ata që shohin të verbohen''.

  6. Disa nga farisenjtë që ishin me të i dëgjuan këto gjëra dhe i thanë: ''Jemi të verbër edhe ne?''.

  7. Jezusi u përgjigj atyre: ''Po të ishit të verbër, nuk do të kishit asnjë mëkat; por tani thoni: "Ne shohim", prandaj mëkati juaj mbetet''.

  8. ''Në të vërtetë, në të vërtetë unë po ju them: Ai që nuk hyn nëpër derë të vathës së deleve, por ngjitet nga një anë tjetër, ai është vjedhës dhe kusar;

  9. Jezusi u tha atyre këtë shëmbëlltyrë, por ata nuk morën vesh për çfarë po u fliste.

  10. Prandaj Jezusi u tha atyre përsëri: ''Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: unë jam dera e deleve.

  11. Të gjithë ata që erdhën para meje janë vjedhës e kusarë; por delet nuk i kanë dëgjuar.

  12. Unë jam dera; nëse dikush hyn nëpërmjet meje, do të shpëtohet; do të hyjë, do të dalë dhe do të gjejë kullotë.

  13. Vjedhësi nuk vjen veçse për të vjedhur, për të vrarë e për të shkatërruar; por unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk.

  14. Unë jam bariu i mirë; bariu i mirë jep jetën e vet për delet.

  15. Unë jam bariu i mirë, dhe i njoh delet e mia dhe ato më njohin mua,

  16. ashtu siç më njeh Ati mua dhe unë e njoh Atin dhe lë jetën time për delet.

  17. Unë kam edhe dele të tjera që nuk janë të kësaj vathe; duhet t'i mbledh edhe ato, dhe ato do ta dëgjojnë zërin tim, dhe do të jetë një tufë e vetme dhe një Bari i vetëm.

  18. Prandaj Ati më do, sepse unë e lë jetën time që ta marr përsëri.

  19. Askush nuk mund të ma heqë, por e lë nga vetja; unë kam pushtet ta lë e pushtet ta marr përsëri; ky është urdhri që kam marrë nga Ati im''.

  20. Dhe shumë nga ata thoshnin: ''Ai ka një demon dhe nuk është në vete; përse e dëgjoni?''.

  21. Dhe Jezusi po ecte në tempull, nën portikun e Salomonit.

  22. E rrethuan, pra, Judenjtë dhe i thanë: ''Deri kur do të na mbash pezull? Nëse je Krishti, na e thuaj haptas''.

  23. Jezusi u përgjigj atyre: ''Unë jua kam thënë, por ju nuk besoni; veprat që bëj në emër të Atit tim, janë ato që dëshmojnë për mua.

  24. Por ju nuk besoni, sepse nuk jeni nga delet e mia, siç jua kam thënë.

  25. Delet e mia e dëgjojnë zërin tim, unë i njoh dhe ato më ndjekin;