Kalo te përmbajtja

Holy Spirit

251 vargje

I njohur edhe si: Spirit

Vargje që përmendin Holy Spirit

Filtro sipas librit
  1. Dhe ai që na ka formuar pikërisht për këtë është Perëndia, i cili na dha edhe kaparin e Frymës.

  2. me pastërti, me njohuri, me durim, me mirësi, me Frymën e Shenjtë, me dashuri jo të shtirur,

  3. Pali, apostull (jo nga njerëzit, as me anë të njeriut, por nëpërmjet Jezu Krishtit dhe Perëndisë Atit, që e ringjalli prej së vdekurish),

  4. A jeni kaq të marrë sa që, mbasi nisët në Frymë, të përfundoni në mish?

  5. A thua hoqët kaq shumë gjëra më kot, nëse kanë qenë vërtetë më kot?

  6. Kështu Abrahami ''e besoi Perëndinë, dhe kjo iu numërua për drejtësi'';

  7. O vëllezër, po ju flas në mënyrën e njerëzve: në qoftë se një besëlidhje është aprovuar, edhe pse është besëlidhje njeriu, askush nuk e zhvleftëson as nuk i shton gjë.

  8. Prandaj ti nuk je më shërbëtor, por bir; dhe në qoftë se je bir, je edhe trashëgimtar i Perëndisë me anë të Krishtit.

  9. Po çfarë thotë shkrimi? ''Dëboje skllaven dhe djalin e saj, sepse i biri i skllaves nuk mund të jetë trashëgimtar bashkë me djalin e së lirës''.

  10. sepse në Jezu Krishtin, as rrethprerja, as parrethprerja s'kanë ndonjë vlerë, por besimi që vepron me anë dashurie.

  11. sepse mishi ka dëshira kundër Frymës, dhe Fryma ka dëshira kundër mishit; dhe këto janë të kundërta me njëra-tjetrën, që ju të mos bëni ato që dëshironi.

  12. Por në qoftë se udhëhiqeni nga Fryma, ju nuk jeni nën ligj.

  13. Dhe veprat e mishit janë të zbuluar dhe janë: kurorëshkelja, kurvëria, ndyrësia, shthurja,

  14. Kundër këtyre gjërave nuk ka ligj.

  15. Le të mos jemi mburravecë, duke provokuar dhe duke pasur smirë njëri-tjetrin.

  16. Le të mos lodhemi duke bërë të mirën; sepse, po të mos lodhemi, do të korrim në kohën e vet.

  17. i cili është kapari i trashëgimisë tonë, për shpengimin e plotë të zotërimit të blerë, për lëvdim të lavdisë së tij.

  18. Ju, pra, nuk jeni më të huaj, as bujtës, por bashkëqytetarë të shenjtorëve dhe pjestarë të familjes së Perëndisë,

  19. Për këtë arsye unë, Pali, jam i burgosuri i Jezu Krishtit për ju johebrenjtë,

  20. që johebrenjtë të jenë bashkëtrashëgimtarë të të njëjtit trup dhe bashkëpjesëtarë të premtimit të tij në Krishtin nëpërmjet ungjillit,

  21. që Krishti të banojë në zemrat tuaja me anë të besimit,

  22. Éshtë një trup i vetëm dhe një Frym i vetëm, sikurse ju u thirrët në shpresën e vetme të thirrjes suaj.

  23. Éshtë një Zot i vetëm, një besim i vetëm, një pagëzim i vetëm,

  24. Le të flaket larg jush çdo hidhërim, zemërim, inat, trazirë dhe shpifje me çdo ligësi.

  25. duke provuar çfarë është e pranueshme për Perëndinë.