God
Vargje që përmendin God
Sa për ju, o delet e mia", kështu thotë Zoti, Zoti, "ja, unë do të gjykoj midis dele e dele, midis deshëve dhe cjepve.
Kështu delet e mia duhet të hanë atë që kanë shkelur këmbët tuaja dhe duhet të pijnë atë që kanë turbulluar këmbët tuaja".
Prandaj kështu u thotë atyre Zoti, Zoti: "Ja, unë vetë do të gjykoj midis deles së dhjamur dhe deles së dobët.
unë do t'i shpëtoj delet e mia dhe nuk do të bëhen më pre, dhe do të gjykoj midis dele e dele.
Do të vendos mbi to një bari të vetëm që do t'i kullosë, shërbëtorin tim David. Ai do t'i kullosë dhe ka për të qenë bariu i tyre.
Dhe unë, Zoti, do të jem Perëndia i tyre dhe shërbëtori im Davidi do të jetë princ në mes tyre. Unë, Zoti, fola.
Do të vendos me to një besëlidhje paqeje dhe do të zhduk nga vendi kafshët e liga, kështu ato do të mund të rrinë të sigurta në shkretëtirë dhe të flenë nëpër pyje.
Dhe do t'ua bëj të bekura vendet rreth kodrës sime; do të bëj të bjerë shiu në kohën e duhur, dhe do të jenë shira bekimi.
Druri i fushës do të japë frytin e tij dhe toka do të japë prodhimet e saj. Ato do të jenë të sigurta në tokën e tyre dhe do të pranojnë që unë jam Zoti, kur do të këpus shufrat e zgjedhës së tyre dhe do t'i çliroj nga dora e atyre që i mbanin në skllavëri.
Do ta bëj që të mbijë për ta një kopësht me famë të madhe; nuk do të konsumohen më nga uria në vend dhe nuk do të mbajnë më turpin e kombeve.
Kështu ata do të pranojnë që unë, Zoti, Perëndia i tyre, jam me ta, dhe që ata, shtëpia e Izraelit, janë populli im", thotë Zoti, Zoti.
"Ju jeni delet e mia, delet e kullotës sime; jeni njerëz dhe unë jam Perëndia juaj", thotë Zoti.
Fjala e Zotit m'u drejtua përsëri, duke thënë:
dhe i thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë jam kundër teje, o mal i Seirit. Do ta shtrij dorën time kundër teje dhe do të të kthej në një mjerim dhe në një shkreti.
Do t'i kthej qytetet e tua në gërmadha dhe ti do të bëhesh një shkreti. Atëherë do të pranosh që unë jam Zoti.
Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti, Zoti, "të ruaj për gjak dhe gjaku do të të ndjekë; duke qenë se nuk e ke urryer gjakun, gjaku do të të ndjekë.
Kështu do ta katandis malin Seir në një mjerim dhe në një shkreti dhe do të shfaros ata që shkojnë dhe që vijnë.
Do t'i mbush malet e tij me të vrarët e tij; në të gjitha kodrat e tua, në luginat e tua dhe në të gjitha përroskat e tua do të bien të vrarët nga shpata.
Do të të katandis në një shkreti përjetë dhe qytetet e tua nuk do të banohen më; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti.
Sepse ke thënë: "Këta dy kombe dhe këto dy vende do të jenë të mitë; ne do t'i zotërojmë", megjithëse aty ishte Zoti,
ashtu siç është e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti, Zoti, "unë do të veproj me po atë zemërimin tënd dhe me xhelozinë që ke treguar në urrejtjen tënde kundër tyre dhe do të bëhem i njohur në mes tyre kur të të gjykoj.
Ti atëherë do të pranosh që unë, Zoti, kam dëgjuar të gjitha fyerjet që ke shqiptuar kundër maleve të Izraelit, duke thënë: "Janë të shkretuar; na janë dhënë neve për ti gllabëruar".
Me gojën tuaj jeni mburrur kundër meje dhe i keni shumuar fjalët tuaja kundër meje, kam dëgjuar çdo gjë".
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Kur gjithë toka do të gëzohet, unë do të të katandis në shkreti.
Me qenë se u gëzove që trashëgimia e shtëpisë së Izraelit ishte katandisur në shkreti, unë do të veproj kështu me ty: do të bëhesh i shkretë, o mal i Seirit, madje edhe tërë Edomi. Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti".