Numrat 13:1-25
1
Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
2
"Dërgo njerëz të kqyrin vendin e Kanaanit që unë po u jap bijve të Izraelit. Do të dërgoni një nga çdo fis i etërve të tyre; të gjithë të jenë nga princat e tyre".
3
Kështu Moisiu i nisi nga shkretëtira e Paranit, simbas urdhrit të Zotit; të gjithë këta ishin krerë të bijve të Izraelit.
4
Këta ishin emrat e tyre: Shamua, bir i Zakurit, për fisin e Rubenit;
5
Shafati, bir i Horit, për fisin e Simeonit;
6
Kalebi, bir i Jefunehut, për fisin e Judës;
7
Igali, bir i Jozefit, për fisin e Isakarit;
8
Hoshea, bir i Nunit, për fisin e Efraimit;
9
Palti, bir i Rafut, për fisin e Beniaminit;
10
Gadieli, bir i Sodit, për fisin e Zabulonit;
11
Gadi, bir i Susit, për fisin e Jozefit, domethënë për fisin e Manasit;
12
Amieli, bir i Gemalit, për fisin e Danit;
13
Seturi, bir i Mikaelit, për fisin e Asherit;
14
Nahbi, bir i Vofsit, për fisin e Neftalit;
15
Geueli, bir i Makit, për fisin e Gadit.
16
Këto janë emrat e personave që Moisiu dërgoi për të vëzhguar vendin. Moisiu i vuri Hosheas, birit të Nunit, emrin e Jozueut.
17
Moisiu, pra, i dërgoi për të vëzhguar vendin e Kanaanit dhe u tha atyre: "Ngjituni që këtej në Negev dhe pastaj në krahinën malore,
18
për të parë si është vendi, në qoftë se populli që banon aty është i fortë apo i dobët, i pakët në numër apo i shumtë;
19
si është vendi ku banon, i mirë apo i keq, si janë qytetet në të cilat jeton, a ka kampe ose vende të fortifikuara;
20
dhe si është toka, pjellore apo e varfër, në rast se ka pemë ose jo. Bëhuni trima dhe sillni frytet nga ky vend". Ishte koha kur kishte filluar të piqej rrushi.
21
Ata u ngjitën, pra, dhe vëzhguan vendin e Tsinit deri në Rehob, duke hyrë në të nga ana e Hamathit.
22
U ngjitën përmes Negevit dhe shkuan deri në Hebron, ku ishin Ahimani, Sheshai dhe Talmai, pasardhës të Anakut. (Hebronin e kishin ndërtuar shtatë vjet para Tsoanit në Egjipt).
23
Arritën pastaj deri në luginën e Eshkolit, ku prenë një degë me një vile rrushi, që e mbanin që të dy me një purtekë; dhe morën gjithashtu shegë dhe fiq.
24
Ky vend u quajt lugina e Eshkolit, për shkak të viles së rrushit që bijtë e Izraelit prenë aty.
25
Mbas dyzet ditësh ata u kthyen nga vëzhgimi i vendit,
Settings