Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Terah: Father of Abraham

9 vargje · 3 aspekte

Vargje për Father of Abraham

  1. Nahori jetoi njëzet e nëntë vjet dhe i lindi Terahu;

  2. mbas lindjes së Terahut, Nahori jetoi njëqind e nëntëmbëdhjetë vjet dhe i lindën bij dhe bija.

  3. Terahu jetoi shtatëdhjetë vjet dhe i lindi Abrami, Nahori dhe Harani.

  4. Këta janë pasardhësit e Terahut. Terahut i lindi Abrami, Nahori dhe Harani; dhe Haranit i lindi Loti.

  5. Harani vdiq në prani të Terahut, babait të tij, në vendlindjen e tij, në Ur të Kaldeasve.

  6. Dhe Abrami dhe Nahori morën gra: emri i gruas së Abramit ishte Saraj dhe emri i gruas së Nahorit ishte Milkah, e bija e Haranit, i ati i Milkahut dhe i ati i Iskahut.

  7. Por Saraj ishte shterpë, nuk kishte fëmijë.

  8. Pastaj Terahu mori të birin Abram dhe Lotin, të birin e Haranit, domethënë djali i të birit, dhe Sarajn nusen e tij, gruaja e djalit të tij Abram, dhe dolën bashkë nga Ur i Kaldeasve për të vajtur në vendin e Kanaanëve; por kur arritën në Haran, ata u vendosën aty.

  9. Terahu jetoi dyqind e pesë vjet, pastaj Terahu vdiq në Haran.