Skip to content

Vargje biblike për Regeneration: General references

256 vargje · 1 aspekt

Vargje për General references

Filtro sipas librit
  1. por deri sot Zoti nuk ju ka dhënë zemër për të kuptuar, sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar.

  2. Zoti, Perëndia yt, do ta rrethpresë zemrën tënde dhe zemrën e pasardhësve të tu, që ti ta duash Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemër e me gjithë shpirt, dhe kështu ti të jetosh.

  3. por t'i kthejë zemrat tona nga ai, me qëllim që ne të ecim në të gjitha rrugët e tij dhe t'u bindeni urdhërimet e tij, statutet e tij dhe dekretet e tij që u ka parashtruar etërve tanë.

  4. Sepse pranë teje është burimi i jetës, dhe me anë të dritës sate ne shohim dritën.

  5. Më pastro tërësisht nga paudhësia ime dhe më pastro nga mëkati im,

  6. Më pastro me hisop dhe do të jem i pastruar; më laj dhe do të jem më i bardhë se bora.

  7. O Perëndi, krijo tek unë një zemër të pastër dhe përtëri tek unë një frymë të patundur.

  8. Mëkatet më kishin mundur, por ti siguron faljen për shkeljet tona.

  9. Ti je ngjitur lart, ke burgosur robërinë, ke marrë dhurata nga njerëzit edhe nga rebelët, me qëllim që ti, o Zot Perëndi të mund të qëndrosh atje.

  10. Do të përmend Egjiptin dhe Babiloninë ndër ata që më njohin. Ja Filistia dhe Tiro, së bashku me Etiopinë: "Ky ka lindur atje".

  11. Zoti duke shqyrtuar popujt, do të regjistrojë: "Ky ka lindur atje". (Sela)

  12. Populli yt do të afrohet vullnetarisht ditën e pushtetit tënd; në madhështinë e shenjtërisë, nga gjiri i agimit, ti do të kesh vesën e rinisë sate.

  13. Ruaje zemrën tënde me shumë kujdes, sepse nga ajo dalin burimet jetës.

  14. Mbi shtegun e drejtësisë ka jetë, dhe mbi këtë shteg nuk ka vdekje.

  15. Frika e Zotit është një burim jete, që i shmang leqet e vdekjes.

  16. Prirjet e zemrës i përkasin njeriut, por përgjigja e gjuhës vjen nga Zoti.

  17. Lahuni, pastrohuni, largoni nga prania ime ligësinë e veprimeve tuaja, mos bëni më keq.

  18. Mësoni të bëni të mirën, kërkoni drejtësinë, ndihmoni të shtypurin, sigurojini drejtësi jetimit, mbroni çështjen e gruas së ve.

  19. Do ta vë përsëri dorën time mbi ty, do të të pastroj nga zgjyrat e tua si me sodën dhe do të heq tërë plumbin tënd.

  20. Kur Zoti të ketë larë shëmtirat e bijave të Sionit dhe të ketë zhdukur gjakun nga mesi i Jeruzalemit me frymën e drejtësisë dhe me frymën e shfarosjes,

  21. Ju do të merrni me gëzim ujin nga burimet e shpëtimit.

  22. O Zot, ti do të vendosësh paqen për ne, sepse ti kryen për ne çdo vepër tonën.

  23. por kur do të shohë bijtë e tij, veprën e duarve të mia në mes të tij, ata do të shenjtërojnë emrin tim, do të shenjtërojnë të Shenjtin e Jakobit dhe do të kenë frikë nga Perëndia i Izraelit.

  24. Sytë e atyre që shohin nuk do t'u erren më dhe veshët e atyre që dëgjojnë do të jenë të vëmendshëm.

  25. Zemra e njerëzve të pamend do të fitojë njohuri dhe gjuha e atyre që belbëzojnë do të flasë shpejt dhe qartë.