Skip to content

Vargje biblike për Purity

35 vargje · 1 aspekt

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Fjalët e Zotit janë fjalë të pastra, si argjend i rafinuar në një furrë prej dheu, i pastruar shtatë herë.

  2. Porositë e Zotit janë të drejta dhe e gëzojnë zemrën; urdhërimet e Zotit janë te pastra dhe ndriçojnë sytë.

  3. Kush do t'i ngjitet malit të Zotit? Kush do të qëndrojë në vendin e tij të shenjtë?

  4. Njeriu i pafajshëm nga duart dhe i pastër nga zemra, që nuk e ngre shpirtin për t'u dukur dhe nuk betohet në mënyrë të rreme.

  5. Ai do të marrë bekimet e Zotit dhe drejtësinë nga Perëndia e shpëtimit të tij.

  6. Më pastro me hisop dhe do të jem i pastruar; më laj dhe do të jem më i bardhë se bora.

  7. Mëkatet më kishin mundur, por ti siguron faljen për shkeljet tona.

  8. Fjala jote është e pastër nga çdo zgjyrë; prandaj shërbëtori yt e do.

  9. Mendimet e këqija janë të neveritshme për Zotin, por fjalët e ëmbla janë të pastra.

  10. Kush mund të thotë: "Pastrova zemrën time, jam i pastruar nga mëkati im"?

  11. Rruga e njeriut të fajshëm është dredha-dredha, por njeriu i drejtë vepron ndershmërisht.

  12. Ka një kategori njerëzish që e mbajnë veten për të pastër, por nuk janë të larë nga papastërtia e vet.

  13. Ejani, pra, dhe të diskutojmë bashkë, thotë Zoti, edhe sikur mëkatet tuaja të ishin të kuqe flakë, do të bëhen të bardha si bora, edhe sikur të ishin të kuqe të purpur, do të bëhen si leshi.

  14. Do ta vë përsëri dorën time mbi ty, do të të pastroj nga zgjyrat e tua si me sodën dhe do të heq tërë plumbin tënd.

  15. Me të ai preku gojën time dhe tha: "Ja, kjo preku buzët e tua, paudhësia jote hiqet dhe mëkati yt shlyhet".

  16. Shumë njerëz do të pastrohen, do të zbardhen dhe do të përsosen; por të pabesët do të veprojnë me pabesi dhe asnjë nga të pabesët nuk do të kuptojë, por do të kuptojnë njerëzit e ditur.

  17. Mund ta shpall të pastër njeriun me peshore të pasakta dhe me qeskën me pesha të rreme?

  18. "Po kush do të mund të durojë ditën e ardhjes së tij? Kush do të mund të qëndrojë më këmbë ditën kur ai do të shfaqet? Ai është si zjarri i shkrirësit, si soda e larësve.

  19. Ai do të ulet si ai që shkrin dhe pastron argjendin; do t'i pastrojë bijtë e Levit dhe do t'i rafinojë si arin e argjendin, me qëllim që ata të mund t'i ofrojnë Zotit një blatim me drejtësi.

  20. Lum ata që janë të pastër në zemër, sepse ata do ta shohin Perëndinë.

  21. Çdo shermend që nuk jep fryt në mua, ai e heq; kurse çdo shermend që jep fryt, ai e krasit që të japë edhe më shumë fryt.

  22. Ato gjëra që keni mësuar, marrë dhe dëgjuar nga mua dhe patë në mua, i bëni, dhe Perëndia i paqes do të jetë me ju.

  23. Disa, duke u shmangur nga këto gjëra, u kthyen në biseda të kota dhe,

  24. Edhe këta le të vihen më parë në provë, pastaj ta kryejnë shërbesën e tyre po të jenë të patëmetë.

  25. Mos pi më ujë, por përdor pak verë për stomakun tënd dhe për sëmundjet e tua të shpeshta.