Vargje biblike për Hypocrisy: General references
Vargje për General references
Këto janë rrugët e të gjithë atyre që harrojnë Perëndinë; kështu shpresa e të paudhit tretet.
Besimi i tij do të pritet dhe sigurimi i tij është si një pëlhurë merimange.
Ai mbështetet te shtëpia e tij, ajo nuk qëndron; kapet te ajo, por ajo nuk mban.
Do të jetë si një hardhi nga e cila merret rrushi ende i papjekur, si ulliri nga i cili shkundet lulja.
Sepse familja e hipokritëve do të jetë shterpë dhe zjarri do të përpijë çadrat e njeriut të korruptuar.
A nuk e di ti që gjithnjë, qysh prej kohës që njeriu u vu mbi tokë,
triumfi i të këqijve zgjat pak dhe gëzimi i të pabesëve zgjat vetëm një çast?
Edhe sikur madhështia e tij të arrinte deri në qiell dhe koka e tij të prekte retë,
ai do të vdesë për gjithmonë si jashtëqitjet e tij; ata që e kanë parë do të thonë: "Ku është?".
Do të fluturojë si një ëndërr dhe nuk do të gjendet më; do të zhduket si një vegim nate.
Syri që e shihte, nuk do ta dallojë më; edhe banesa e tij nuk do ta shohë më.
Bijtë e tij do të kërkojnë të fitojnë favorin e të varfërve dhe duart e tij do të rivendosin pasurinë e tij.
Forca rinore që i mbushte kockat do të dergjet në pluhur bashkë me të.
Edhe sikur e keqja të jetë e ëmbël në gojën e tij, ai e fsheh atë nën gjuhë,
nuk lejon që të dalë që andej por vazhdon ta mbajë në gojë.
Por ushqimi i tij, që është në zorrët e veta transformohet dhe bëhet një helm gjarpëri brenda tij.
Ai do të vjellë pasuritë që ka gëlltitur; vetë Perëndia do t'ia nxjerrë nga barku.
Ai ka thithur helm gjarpëri, gjuha e një nepërke do ta vrasë.
Nuk ka për të parë më lumenj as përrenj që rrjedhin me mjaltë dhe gjalpë.
Do të kthejë atë për të cilën është lodhur pa e vënë aspak në gojë; nuk do të ketë asnjë gëzim nga përfitimet e tregtisë së tij.
Çfarë shprese mund të ketë në fakt i pabesi, edhe sikur të arrijë të sigurojë fitime, kur Perëndia i heq jetën?
A do ta dëgjojë Perëndia britmën e tij, kur mbi të do të bjerë fatkeqësia?
A do t'i vërë kënaqësitë e tij vallë tek i Plotfuqishmi dhe do të kërkojë ndihmën e Perëndisë në çdo kohë?
Ky është fati që Perëndia i rezervon njeriut të keq, trashëgimia që njerëzit që përdorin dhunën marrin nga i Plotfuqishmi.
Në rast se ka një numër të madh bijsh, këta i destinohen shpatës, dhe trashëgimtarët e tij nuk do të kenë bukë për t'u ngopur.