Skip to content

Vargje biblike për Harlot

47 vargje · 5 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Atëherë mbreti i Jerikos dërgoi t'i thotë Rahabit: "Nxirri jashtë njerëzit që kanë ardhur te ti dhe kanë hyrë në shtëpinë tënde, sepse ata kanë ardhur për të vëzhguar tërë vendin".

  2. Por gruaja i mori dy burrat dhe i fshehu; pastaj tha: "Éshtë e vërtetë, këta njerëz erdhën tek unë, por nuk dija nga ishin.

  3. Në çastin kur mbyllej porta e qytetit, kur ishte errësuar, ata burra dolën; nuk e di se ku shkuan; ndiqini menjëherë, sepse mund t'i arrini".

  4. (Ajo përkundrazi i kishte hipur mbi çati dhe i kishte fshehur midis kërcejve të lirit, që i kishte shtrirë mbi shtrat).

  5. Sepse buzët e gruas që shkel kurorën nxjerrin mjaltë dhe goja e saj është më e butë se vaji;

  6. por në fund ajo është e hidhur si pelini, e mprehtë si një shpatë me dy presa.

  7. Këmbët e saj zbresin drejt vdekjes, hapat e saj çojnë drejtpërdrejt në Sheol.

  8. Ajo nuk ecën në shtegun e jetës, por ti nuk i jep rëndësi kësaj gjëje; rrugët e saj janë të gabuara, por ti nuk e kupton.

  9. Prandaj tani, bij të mi, më dëgjoni dhe mos u largoni nga fjalët e gojës sime.

  10. Mbaje larg prej saj rrugën tënde dhe mos iu afro portës së shtëpisë së saj,

  11. për të mos ua dhënë të tjerëve fuqinë tënde dhe vitet e tua dikujt që nuk ka mëshirë.

  12. Me qëllim që të huajt të mos ngopen me pasurinë tënde, dhe mundi yt të mos shkojë në shtëpinë e një të huaji,

  13. dhe të mos rënkosh kur do të të vijë fundi, kur mishi dhe trupi yt do të jenë të konsumuar,

  14. dhe të thuash: "Vallë si urreva mësimin, dhe si e ka përçmuar qortimin zemra ime?

  15. Nuk dëgjova zërin e atyre që më mësonin dhe nuk ua vura veshin atyre që më udhëzonin.

  16. U ndodha pothuajse në një të keqe të plotë në mes të turmës dhe të kuvendit".

  17. Pi ujin e sternës sate dhe ujin e rrjedhshëm të pusit tënd.

  18. A duhet burimet e tua të derdhen jashtë, si rrëke uji nëpër rrugë?

  19. Qofshin vetëm për ty dhe jo për të huajtë bashkë me ty.

  20. Qoftë i bekuar burimi yt dhe gëzohu me nusen e rinisë sate.

  21. Drenushë e dashur dhe gazelë hirplotë, sisët e saj le të të kënaqin kurdoherë, dhe qofsh vazhdimisht i dhënë pas dashurisë që ke për të.

  22. Pse vallë, biri im, të biesh në dashuri me një grua që ka shkelur kurorën dhe të rrokësh gjirin e një të huaje?

  23. ajo është turbulluese dhe provokuese, dhe nuk di t'i mbajë këmbët në shtëpinë e saj;

  24. herë mbi rrugë, herë në sheshet qëndron në pritë në çdo qoshe.

  25. Kështu e zuri dhe e puthi, pastaj me paturpësi tha: