Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Harlot: Shamelessness of

23 vargje · 5 aspekte

Vargje për Shamelessness of

  1. ajo është turbulluese dhe provokuese, dhe nuk di t'i mbajë këmbët në shtëpinë e saj;

  2. herë mbi rrugë, herë në sheshet qëndron në pritë në çdo qoshe.

  3. Kështu e zuri dhe e puthi, pastaj me paturpësi tha:

  4. "Duhet të bëja flijimet e falenderimit; pikërisht sot i plotësova zotimet e mia;

  5. prandaj të dola para që të të kërkoj dhe të gjeta.

  6. E zbukurova shtratin tim me një mbulesë si sixhade, me li të ngjyrosur nga Egjipti;

  7. e parfumova shtratin tim me mirrë, me aloe dhe me kanellë.

  8. Eja, të dehemi me dashuri deri në mëngjes, të kënaqemi në qejfe dashurie,

  9. sepse burri im nuk është në shtëpi, por ka shkuar në një udhëtim të gjatë;

  10. ka marrë me vete një thes të vogël me pare dhe do të kthehet në shtëpi vetëm kur të jetë hëna e plotë".

  11. Ajo e mashtroi me fjalë bindëse, e tërhoqi me ëmbëlsinë e buzëve të saj.

  12. Ai e ndoqi pa mëdyshje, si një ka që shkon në thertore, si një i lidhur në dënimin e budallait,

  13. deri sa një shigjetë nuk i shpon mëlçinë; ai nxiton si një zog, pa ditur që një lak është ngritur kundër jetës së tij.

  14. Prandaj, bij të mi, më dëgjoni, kushtojuni kujdes fjalëve të gojës sime.

  15. Zemra jote të mos shkojë pas rrugëve të saj, mos devijo nëpër shtigjet e saj,

  16. sepse ka rrëzuar shumë të plagosur për vdekje, dhe tërë ata që ajo ka vrarë ishin burra të fortë.

  17. Shtëpia e saj është rruga e Sheolit që zbret në thellësitë e vdekjes.

  18. Gruaja budallaqe është zhurmëmadhe, aspak e zgjuar dhe nuk di asgjë.

  19. Rri ulur te porta e shtëpisë së saj, mbi një fron në vendet e larta të qytetit,

  20. për të ftuar ata që kalojnë nëpër rrugë, që shkojnë drejt në rrugën e tyre:

  21. "Ai që është budalla të vijë këtu!". Dhe atij që i mungon arsyeja i thotë:

  22. "Ujërat e vjedhura janë të ëmbla; buka që hahet fshehurazi është e shijshme".

  23. Por ai nuk e di që atje janë të vdekurit, që të ftuarit e saj janë në thellësinë e Sheolit.