Skip to content

Vargje biblike për Doubting: General references

31 vargje · 2 aspekte

Vargje për General references

Filtro sipas librit
  1. Ja ti ke mësuar shumë prej tyre dhe ua ke fortësuar duart e lodhura;

  2. fjalët e tua u kanë dhënë zemër të lëkundurve dhe kanë forcuar gjunjët që gjunjëzohen.

  3. Por tani që e keqja të zuri ty, nuk je në gjendje të veprosh; të ka goditur ty, dhe ti e ke humbur fare.

  4. Mëshira jote a nuk është vallë besimi yt, dhe ndershmëria e sjelljes sate, shpresa jote?

  5. Në rast se unë e thërres dhe ai më përgjigjet, nuk mund të besoj akoma se e ka dëgjuar zërin tim,

  6. ai, që më godet me furtunën, dhe i shumëzon plagët e mia pa shkak.

  7. Nuk më lë të marr frymë, përkundrazi më mbush me hidhërime.

  8. Edhe në qoftë se bëhet fjalë për forcën, ja, ai është i fuqishëm; por sa për gjykimin, kush do të më caktojë një ditë për t'u paraqitur?

  9. Edhe sikur të isha i drejtë, vetë të folurit tim do të më dënonte; edhe sikur të isha i ndershëm, ai do të provonte se jam i çoroditur.

  10. Jam i ndershëm, por nuk e çmoj fare veten time dhe e përçmoj jetën time.

  11. Éshtë e njëjta gjë, prandaj them: "Ai shkatërron njeriun e ndershëm dhe të keqin".

  12. Në qoftë se një fatkeqësi mbjell papritur vdekjen, ai qesh me vuajtjen e të pafajmëve.

  13. Prandaj në prani të tij e ndjej veten të tmerruar; kur e mendoj këtë, ia kam frikën atij.

  14. Perëndia ma ligështon zemrën, i Plotfuqishmi më tmerron.

  15. Sepse nuk u asgjësova përpara territ; dhe ai nuk e fshehu terrin e dendur nga fytyra ime".

  16. Unë të bërtas ty, dhe ti nuk më përgjigjesh; të rri përpara, por ti rri duke më shikuar.

  17. Je bërë mizor me mua; më përndjek me fuqinë e dorës sate.

  18. Pse ligështohesh, o shpirti im, pse vajton brënda trupit tim? Shpreso te Perëndia, sepse unë do ta kremtoj akoma për çlirimin e pranisë së tij.

  19. O Perëndia im, shpirti më është ligështuar përbrenda; prandaj më kujtohesh ti nga vendi i Jordanit dhe nga majat e Hermonit, nga mali i Mitsarit.

  20. Më kot, pra, pastrova zemrën time dhe i lava duart në pafajësinë time.

  21. Sepse jam goditur tërë ditën dhe jam ndëshkuar çdo mëngjes.

  22. Sikur të kisha thënë: "Do të flas edhe unë kështu", ja, do të kisha mohuar brezin e bijve të tu.

  23. Atëherë kërkova ta kuptoj këtë gjë, por ajo m'u duk shumë e vështirë.

  24. Deri sa hyra në shenjtoren e Perëndisë dhe mora parasysh fundin e tyre.

  25. A do të më hedhë poshtë për gjithnjë Zoti? E nuk do të më pëlqejë më kurrë?